Shqipëria merr ftesën për t‘u bërë anëtare e NATO-s
Mesdita e 3 prillit e vitit 2008 (ditës së djeshme) është shënuar zyrtarisht si një nga datat më të shënuara të historisë së shqiptarëve, por veçanërisht e shtetit shqiptar. Prej ditës së djeshme, vendi ynë është pjesë përbërëse e aleancës politiko-ushtarake më të rëndësishme, më të fuqishme të botës, dhe anëtar me të drejta të plota i NATO-s: e cila nuk ka më 26 anëtarë, megjithëse flamuri kuqezi do të ngrihet në selinë e Aleancës një vit më vonë. Krerët e shteteve dhe të qeverive të NATO-s, të mbledhur në kryeqytetin rumun, Bukuresht, në samitin vjetor të Aleancës së Atlantikut Verior, kanë vendosur pak para se të nisë mesdita të ftojnë Shqipërinë dhe Kroacinë që të bëhen anëtare me të drejta të plota të NATO-S. Normalisht, diçka që pritej, diçka që ishte vendosur nga "të mëdhenjtë e botës", nën idenë, mbështetjen, ndikimin dhe këmbënguljen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Xhorxh Bush, i cili jo me një simbolikë kuptimplote, ashtu si paraardhësi i tij Klinton na quan "shqiptarët e mi". Dje, në Bukuresht, kanë ngritur dorën në mënyrë unanime të gjithë, edhe ata që ne nuk na ka shkuar ndërmend, edhe që nuk i cilësonim si "miqtë tanë". Përveç aleatëve të mëdhenj: SHBA-së, Mbretërisë e Bashkuar, Turqisë, etj., dje kanë ngritur dorën pro vendit tonë, edhe Kryeministri i Greqisë, Kostandin Karamanlis, vendi i të cilit ka dhënë një dëshmi të fortë se kërkon dhe punon për miqësinë reale mes dy popujve dhe që Tirana zyrtare do të duhet të krijojë një strategji të re të marrëdhënieve me të gjitha shtetet që kanë performuar vullnetin politik për ta pranuar Shqipërinë në grupimin e vendeve perëndimore dhe që janë pjesë e aleancës më të fuqishme, më demokratike dhe më të përparuar të globit; me pak fjalë, Shqipëria, që prej ditës së djeshme, është anëtare e "klubit të të mëdhenjve", aty ku merren vendimet e mëdha dhe ku përfitimet janë më shumë sesa detyrimet.
Vendimi
Gjithçka ka ndodhur dje, rreth orës 11:00, kur Këshilli i Atlantikut, i mbledhur në nivelin më të lartë të tij, ka diskutuar mbi rendin kryesor të ditës: Zgjerimin e NATO-s. Meqenëse problemi i Maqedonisë kishte mbetur i pazgjidhur, drejtuesi i seancës, përkatësisht Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Shefer, ka kërkuar nga krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare që të japin mendimin e tyre për dhënien e ftesës për anëtarësim, në lidhje me dy shtetet e tjera të Kartës së Adriatikut. "Të vazhdojmë me pjesën tjetër të rendit të ditës", ka thënë Shefer, ndërsa ka marrë përgjigjen unanime që Aleanca është e gatshme të pranojë dy shtetet më të reja në gjirin e saj. Menjëherë kanë shpërthyer ovacionet brenda sallës gjigande të Pallatit të Parlamentit të Rumanisë. Padyshim që përgëzimet e para kanë ardhur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush. Pas kreut të Shtëpisë së Bardhë, të gjithë shefat e shtetit dhe të qeverive të vendeve pjesëmarrëse në NATO kanë përgëzuar Presidentin shqiptar, Bamir Topi, dhe Kryeministrin Berisha, si dhe Presidentin kroat, Stipe Mesiç, dhe Kryeministrin Ivo Sander.
Shefer
Menjëherë pas përfundimit të seancës së parë të Samitit historik të Bukureshtit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Shefer, ka dhënë lajmin e madh për shqiptarët. Shefer i përshëndeti anëtaret e ardhshme të NATO-s, Shqipërinë dhe Kroacinë. "Dyert e Aleancës janë të hapura për vendet demokratike në Evropë", tha ai. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se "ftesa për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancë nuk është fundi i një procesi, por fillimi i një faze të re zhvillimi". Shefer, në konferencën për shtyp, shpalli vendimin zyrtar për zgjerimin e radhëve të NATO-s me dy vende të reja anëtare, Shqipërinë dhe Kroacinë. "Marrja e ftesës për të hyrë në NATO ka shënuar kalimin e një pragu të rëndësishëm drejt rrugës së Shqipërisë për t‘u bërë pjesë e institucioneve euroatlantike. Por kjo ftesë nuk duhet të shihet si fundi i një procesi. Ajo shënon fillimin e një faze të re në zhvillimin e Shqipërisë", deklaroi sekretari i NATO-s.
Ceremonia
Qeveria rumune, e cila organizoi Samitin e NATO-s, kishte planifikuar edhe një ceremoni festive për dhënien e ftesës për tre pjesëtarët e Kartës së Adriatikut. Por anulimi i vendimit për Maqedoninë, ka bërë që festa të mos zhvillohej dhe përgëzimet të mbesin thjesht në atmosferën e fjalëve të mira dhe shtrëngimit të duarve me Presidentët dhe Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kroacisë, nga krerët e shteteve dhe qeverive të Aleancës më të fuqishme të botës. Thuajse të gjithë kanë uruar përzemërsisht Presidentin Topi dhe Kryeministrin Berisha.
Përfitimet
Nën ombrellën e NATO-s, Shqipëria fiton një shkallë sigurie, duke pasur parasysh tensionet që duket se po shfaqen në marrëdhëniet mes Evropës Perëndimore dhe Rusisë, lidhur me Kosovën, mbi interesin e Shteteve të Bashkuara për ngritjen e sistemit të mbrojtjes nga raketat në Poloni dhe Republikën Çeke, si edhe disa çështje ekonomike. Anëtarësimi në NATO përmirëson shanset e Shqipërisë për anëtarësim në BE, gjë që sigurisht do të sillte shumë të mira për popullin shqiptar. Gjithashtu anëtarësimi në NATO, rrit natyrshëm prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe afron gjithnjë e më shumë investimet nga kompanitë më të mëdha të botës në ekonominë shqiptare.
NATO, Shqipëria në festë, falënderime për Amerikën
Shqiptarët e Kosovës, mijëra mesazhe urimi on-line
Pas një muaji të mbushur me tragjedi njerëzore, shqiptarët kanë mundur që t‘i rikthehen haresë së festës. Kulmit festiv të 17 shkurtit, ditës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, i shtohet edhe një datë tjetër shumë e rëndësishme në historinë shqiptare. Dje, më datë 3 prill, Shqipëria ka marrë zyrtarisht ftesën e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut në Samitin e Bukureshtit. "Do të ketë më shumë siguri dhe prosperitet". Është ky perceptimi që përcillet ndër shqiptarë për këtë ngjarje dhe të ardhmen e vendit. Dje, bulevardi "Dëshmorët e Kombit" është mbuluar nga flamujt e kuq kombëtarë dhe ata blu të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë. Kanë qenë të shumtë qytetarët, që përmes valëvitjes së flamujve, kanë parakaluar me makina në rrugën kryesore kryeqytetase për të përshëndetur këtë eveniment mjaft të rëndësishëm për të gjithë kombin shqiptar, përmbushjen e një aspirate shumëvjeçare. "Ky është hapi i parë i integrimit të vërtetë në Evropë, tani duhet që politika të punojë dhe të mendojë më shumë për zhvillimin e vendit". Kështu shprehet Afrimi, një 45-vjeçar që feston këtë ngjarje. Ai shton se "shqiptarët kanë qenë gjithmonë të frikur nga ideja se do t‘i sulmojnë armiqtë e jashtëm. Por tani më në fund jemi me më të fortët dhe jo me ata që na izoluan". E ndërsa shumë qytetarë shprehen se për politikën kjo është një sprovë për të treguar se punojnë vërtet për këtë popull dhe jo për interesat e tyre, një gjë mbetet krejt e pakundërshtueshme mes tyre. "Është meritë e amerikanëve, jo e qeveritarëve tanë". Kujtimi, 39 vjeç, flet me bindje që në rast se Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush, nuk do të mbante këtë pozicion pro marrjes së ftesës së anëtarësimit në NATO të Shqipërisë, asnjë politikan në krye të shtetit apo qeverisë shqiptare nuk do të kishte mundur që ta siguronte mbështetjen e nevojshme. Ndërkohë që edhe sondazhe të kryera përmes faqeve të ndryshme të internetit vërtetojnë faktin se mbi 60 për qind e shqiptarëve që kanë votuar pohojnë se kjo ftesë për Shqipërinë në NATO është falë mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga ana tjetër, gëzimit të shqiptarëve në Shqipëri i janë bashkangjitur edhe shqiptarët e Kosovës. Kanë qenë pa fund kartolinat e urimit on-line, që shqiptarët e Kosovës kanë nisur në drejtim të adresave të miqve të tyre në Shqipëri, me mesazhin "ta gëzoni ftesën e anëtarësimit në NATO". Një koncert i madh festiv do të organizohet sot pasdite, në orën 17:00 në sheshin përpara Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës "Arbnori" në Tiranë. Sipas organizatorëve, janë ftuar të marrin pjesë grupet më të mira të artistëve të rinj të kryeqytetit, në këngë dhe kërcim modern. Koncerti, që do të zgjasë disa orë, do të ketë si protagonistë qindra të rinj, të cilët do të kremtojnë këtë ngjarje historike për vendin tonë.
Refuzohet ftesa, delegacioni maqedonas braktis samitin
Liderët e Aleancës: Të zgjidhet mosmarrëveshja e emrit
Portat e NATO-s u çelën dje për Shqipërinë dhe Kroacinë, por u mbyllën për fqinjin ballkanik, Maqedoninë, duke prekur sadopak gëzimin e më fatlumëve. Ajo që nisi si një nismë trevendëshe, e njohur me emrin "Adriatik 3", mbetet një ëndërr për Maqedoninë. Delegacioni maqedonas braktisi punimet e samitit, pasi Greqia bllokoi ambicien për anëtarësim në aleancën ushtarake. Zyrtarët maqedonas vendosën të largoheshin nga konferenca që po zhvillohet në Bukuresht, menjëherë pasi shefi i NATO-s lajmëroi se ftesa për anëtarësimin e saj në bllokun me 26 anëtarë ishte shtyrë për një kohë tjetër, pa afat. Para kthimit në shtëpi, Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, tha: "Do të doja t‘i dërgoja një mesazh Greqisë. Ne do të mbijetojmë dhe populli maqedonas do ta hedhë pas shpine edhe këtë fat të keq të radhës". Ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski, tha para gazetarëve se 90 për qind e banorëve të Maqedonisë, mbështesnin fuqimisht anëtarësimin në NATO dhe zhgënjimi për ta do të ishte i madh. Ai tha se zyrtarët duhej të kishin treguar solidaritet. "Delegacioni maqedonas vendosi të braktisë samitin", njoftoi ai në një konferencë për shtyp në ditën e dytë të samitit. "Është e domosdoshme që ne duhet të qëndrojmë pranë njerëzve tanë. Kjo është një periudhë e vështirë, për një vend të vogël si i yni". "Falënderojmë SHBA-në dhe Presidentin Xhorxh Bush për përpjekjet e tyre. Ky është një kapital afatgjatë për projektet e ardhshme të Maqedonisë dhe SHBA-së. Por, ne jemi thellësisht të shqetësuar nga pozicioni i Greqisë. Rreziqet për destabilitet janë tashmë më të mëdha dhe për këtë, është përgjegjëse Greqia", deklaroi shefi i diplomacisë Milloshoski. Maqedonia, e cila u shkëput prej Jugosllavisë gjatë krizës së Ballkanit, në vitin 1991 dhe ka të njëjtin emër me provincën më veriore të Greqisë. Athina këmbëngul se ajo duhet të ndryshojë emër dhe për të parën herë, ministrja e Jashtme, Dora Bakojanis, ka propozuar variantet e pranueshme për Greqinë: Maqedonia e Re, apo Maqedonia e Sipërme. Kjo, për shkak se Greqia druan se fqinji i saj mund të ketë pretendime territoriale për pjesën e saj veriore. NATO-ja do të donte të anëtarësonte edhe Maqedoninë, bashkë me Kroacinë dhe Shqipërinë, pasi e shikonte këtë si një mënyrë për të garantuar stabilitetin në Ballkan. Kroacia dhe Shqipëria nuk paraqitën asnjë problem, por aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO kanë mbetur të mbërthyera në mosmarrëveshjen e saj të kahershme për emrin, me Greqinë. Gjithsesi, NATO-ja thotë se Maqedonia mund të anëtarësohet menjëherë pasi mosmarrëveshja me vendin fqinj të jetë zgjidhur. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Shefer, tha gjatë konferencës për shtyp në Bukuresht, se i vinte keq për ftesën e munguar të Maqedonisë dhe se kishte dashur me të vërtetë që nga ky samit, të kishin dalë tri ftesa. Gjithsesi, pa dhënë asnjë datë apo afat, ai u përpoq të ngrohte disi Maqedoninë, duke thënë se dyert mbeteshin të hapura për vendin ballkanik. Edhe Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, ndërsa uronte Shqipërinë dhe Kroacinë për ftesën e marrë, shprehu keqardhjen për mungesën e Maqedonisë dhe apeloi që mosmarrëveshja mbi emrin, të zgjidhej sa më shpejt që të ishte e mundur. Bush i premtoi delegacionit të Maqedonisë se shumë shpejt do të hyjë në Aleancën e Atlantikut Verior. "Ne i premtojmë Maqedonisë se sa më shpejt që të jetë e mundur, do të anëtarësohet në Aleancë. Ata kanë bërë reforma të vështira në vend dhe pandërprerë kanë ndihmuar misionet e NATO-s", tha Presidenti amerikan. Në të vërtetë, Presidenti Bush ishte mbështetësi më i madh i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe nuk u kursye në presionet mbi Greqinë për gjetjen e një zgjidhjeje mbi çështjen e emrit. Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se ftesa për Maqedoninë do të jetë e menjëhershme, sapo mosmarrëveshja mbi emrin, të jetë zgjidhur. "Maqedonasit janë të mirëseardhur, por fillimisht duhet të zgjidhet çështja e emrit", deklaroi Merkel. Burime të afërta me samitin, bëjnë të ditur ndërkohë se Franca, Italia, Spanja, Islanda dhe Luksemburgu ishin vendet që kishin shfaqur mbështetje për pozicionet greke, ndërsa Hungaria, Sllovakia, Belgjika, Holanda dhe Gjermania treguan një farë mirëkuptimi për argumentet e Greqisë. Qëndrimet e Athinës, në anën tjetër, i kundërshtuan prerë Turqia, Sllovenia, Çekia, Estonia dhe Lituania, të cilat shprehën mbështetje pa kushte për ftesën për Maqedoninë. Danimarka, Bullgaria dhe Norvegjia, edhe pse në të njëjtin pozicion, u treguan më pak entuziaste. Kanadaja, Britania e Madhe dhe Portugalia, nuk u bënë palë dhe nuk morën asnjë pozicion. I papritur deri në një farë mase ishte qëndrimi i Presidentit francez, Nikolas Sarkozi, që sipas burimeve nga Bukureshti, ishte mbështetësi më i fuqishëm i pozicioneve greke. Në fjalën e tij, Sarkozi tha se solidarizohej me Greqinë dhe se besonte se duhej gjetur një zgjidhje sa më shpejt. "Kam rrënjë hungareze, por gjithashtu edhe rrënjë greke, dhe i respektoj ato", tha Sarkozi.