E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervista/Tani, shqiptarët, zot të vetvetes

Në një intervistë për të përditshmen “Bota Sot”, Prof. dr. Isuf Bajraktari, Drejtor i Institutit të Historisë në Kosovë, flet për rëndësinë e shpalljes së pavarësisë dhe momentin gjeostrategjik të kombit shqiptar

Diçka rreth vizitës suaj në SHBA dhe pse zgjodhët pikërisht Vatrën?
Unë kam kënaqësinë të jap opinionin tim, për vizitën që kam bërë në SHBA-së, pasi kjo është vizita e parë në këtë vend të bekuar. Po, kështu, kam një kënaqësi të veçantë, se këtë vizitë e bëra me ftesën e Vatrës, si mysafir special i saj, e asaj Vatre të madhe e shqiptarëve të Amerikës. Përveçse, qëndrimit në manifestimin qëndror, që organizoi Vatra, manifestim të cilin ishte një numër i madh bashkatdhetarësh dhe përfaqësuesish të shtetit shqiptar, Kosovës, dhe organizatave e shoqatave shqiptare në SHBA-së, pata takime edhe me disa  personalitete, të shquara të mërgatës shqiptare këtu në SHBA-së. Për këtë arsye gjej rastin të shpreh edhe një herë faleminderimin tim ndaj Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, kryetarit të saj zotit Agim Karagjozi, tek dy nën kryetarët saj dr Gjon Buçaj e Agim Rexhaj, dhe padyshim edhe të gjithë kryesisë së Vatrës. Mikpritjen në këtë vizitë ua "faturoj" të gjithëve vatranëve, mbasi Vatra është një emër i madh i shqiptarëve, në atdhe dhe në diasporë. Vatra, për shqiptarët kudo është një vlerë e posaçme, edhe në historinë e popullit shqiptar, ku siç kemi mësuar, për këtë shoqatë të hershme, qysh në themelim e saj, pra afro 100 vjet më parë, e udhëhoqën mes shumë udhëheqësve deri tek kryetari i saj i gjertanishëm zoti Agim Karagjozi, edhe dy figurat më markante të kombit tonë në diasporë, Nolin e Konicën, personalitete mjaft të shquara këto të lëvizjes sonë kobëtare, dy figurat më të shquara të inteligjëncës shqiptare në shekuj. Kështu që unë nuk mund të prisja një ftesë më të qëlluar sesa kjo, për të ligjëruar dhe marrë pjesë në festimet madhështore që disapora shqiptare, shqiptarët e Amerikës, i bënë 96-Vjetorit të Shpalljes së pavarësisë së shtetit Shqiptar, Ditës së Flamurit. Nuk kishte kënaqësi më të madhe, sesa të ndjeja edhe unë së bashku me ju këto ditë sa po qëndroja në Amerikë, ngrohtësinë e Vatrës.

Sakaq si historian na intereson të dimë se kur mendon se do të kemi një histori të vërtetë të Kosovës, po të Shqipërisë, kur dihet sa "borxhli" i mbeti regjimi i andej e këndej kufirit kësaj historie?
Tash, së pari, do t'ju them se duhet kuptuar bazën se prej kur jemi nisur. Siç dihet historiografia jonë nuk daton vetëm me dekadat e fundit, ose me një pjesë të saj në Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare, por meqenëse përmendem edhe Vatrën, nuk duhet harruar edhe diaspora e tërë, e cila, deri tani nuk ka zënë një vend të posaçëm në historinë tonë, ose atë vend që e ka merituar ajo deri tani në historinë tonë, kombëtare. Çka do të thotë, se kohët e fundit pas rënies së sistemeve komuniste në Shqipëri e ish-Jugosllavi, ne kemi pasë figura që janë marrë me studimet tona. Por, fakkeqësisht, në këtë kontekset, kur vijmë tek dispora, më shumë me figurat e shquara tona kombëtare, janë marrë të huajt, sesa vetë ne shqiptarët. Kjo, për asrye që tashmë dihen, se shqiptarët kaluan një periudhë më se gjysmë shekulli nën sundimin komunsitë, i cili e deformojë krejtësisht historinë tonë kombëtare, në favor të saj për arsye ideologjike. Mirëpo, duke parë interesin që patën të huajt për të studiuar edhe figurat tona, i kanë ndihmuar edhe historisë sonë kombëtare. Ata nuk janë marrë vetëm me figura, por janë marrë në shumë raste, edhe me studimin e ngjarjeve, fenomeneve dhe figurave të ndryshme nga e kaluara jonë. Ku një vend të rëndësishëm, ka zënë edhe diaspora. Ndërkaq, Instituti i Historisë, në Kosovë, në krye të të cilit unë jam aktualisht, është një institucion që është ngritur para 41 viteve, d.m.th. në vitin 1967. Atëhere, ishte periudha që menjëherë, pas Plenumit të Briones, kur edhe Kosova filloi të marrë pakëz frymë. Koha, kur u gjykua ajo dora e fortë, e shtrëngesave shoviniste, të cilat simbolizoheshin me Rankoviçin, dhe në këtë mënyrë viti 1967, është si më thanë një "pranverë e vonuar për afirmimin e shqiptarëve" në Kosovë, Shqipërisë, e gjithandej, duke pas parasyshë edhe ju diasporën shqiptare. Pikërisht, asokohe, është themeluar edhe Instituti ynë, siç thirrej at'here si Enti i Historisë, në krye të cilit ka qënë professor Ali Hadri, një figurë kjo shumë e merituar, në historigrafinë shqiptare, ose ma mirë me thanë është dhe themeluesi i historigrafisë shqiptare. Pra, nuk ka pasur as kohë objektivisht, nëqoftëse i shtojmë kësaj edhe disavantazhin, e kontrollit parti - shtet, tash në rastin konkret në Kosovë, një partie që ishte e huaj për Kosovën e ne shqiptarët, d.m.th. një monizmi të egër, nuk ka qënë e mundur të meret ashtu siç edhe i takonte diasporës. Kështuqë, rreth mërgatës shqiptare ka vetëm studime ose shkrime që flasin vetëm përciptazi. Nuk mund të shkruhet historia, as e Kosovës, dhe as e Shqipërisë, n.q.s. anashkalohet, trajtimi realist dhe objektiv i mërgatës shqiptare në Europë, Azi, Australi, Amerikën e Jugut, gjegjësisht diasporës shqiptare në Amerikë. Sepse, siç dihet mërgata shqiptare kudo, nuk ka qënë vetëm një segment  i gjallë i trupit kombëtar, por mërgata shqiptare ka qënë, bartëse e procesve të rëndësishme, politike, ekonomike e shoqërore, dhe e kthesave shumë të rëndësishme. Ose e prurjes së ideve të reja, natyrisht pa harruar asnjë herë ndihmesat ekonomike, rolin e kontributin e saj. Të cilat, e kanë ndihmuar ashtu si dhe Shqipërinë e Kosovën, edhe viset e tjera shqiptare në Ballkan, për të ndryshuar edhe imazhin e vendit të tyre në botë.

Duke u kthyer në "margjinat" e historisë, meqense këto ditë festuam edhe 28-Nëntorin, a duhet apo nuk duhet të kemi një datë çlirimi  me Sërbinë, dhe kujt i takon data 29 Nëntor, Shqipërisë apo Serbisë, sipas jush?
Shiko, tash unë edhe si historian, por edhe në bazë të njohurive që kam nga ana profesionale dhe studimeve dhe shkrimeve që janë bërë, sepse këtu siç dihet ka dy pikëpamje, egziston një pikëpamje që mbështetet në dokumente burimore, që data 28 Nëntor, është dita e Flamurit Kombëtar, është Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe po ashtu është edhe Dita e Çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi. Për këtë ka dokumente relevante, që japin për të kuptuar se pikërisht është 28 Nëntori dhe jo "29 Nëntori" e cila është urdhëresa e Shtabit të Përgjithëshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, të cilën e ka nënshkruar vet Enver Hoxha, dhe ka dhënë urdhër, që të bëhet shënimi i festës së çlirimit të Shqipërisë, më "29 Nëntor". Mirëpo, kjo punë është politizuar politikisht , për shkak të atyre që edhe ne i dimë, përpjekjeve të kolaborimit të dy Partive Komunsite , flertimit të asaj për t'i ngjarë njëra tjetërës. Madje unë do të thoja këtu për shkak të asaj tendence nënshtruese të Pratisë Komuniste shqiptare, ndaj vlerave të Partisë Komuniste të ish - "Jugosllavisë". Kjo datë, duhet të marrë konatinacione shënimi për ne shqiptarët, vetëm më 28 Nëntor, kur është e njëjtë me ditën e Shpalles së Pavarësisë së Shqipërisë. Mirpo, tash që nuk egziston më as një lloj "Jugosllavie" ajo datë pra "29 Nëntori" nuk duhet të egzistojë më, dhe duhet fshirë nga kalendari ynë. Ndërkaq, egziston një absurd i llojit të vetë, ajo datë që ka qënë si tendencë për t'i përçarë shqiptarët dhe për t'ju afruar në atë kohë ish "Jugosllavisë', që thashë, se nuk egzistonë më, lidhet edhe sot nga disa parti edhe në Shqipëri, si dita e çlirimit nga forcat nazifashiste. E që objektivisht, ka qënë për më se 50 vjet, festë zyrtare në Shqipëri, dhe që mua nuk më takon të ndaj festat zyratare të shtetit shqiptar, pasi kjo është jashtë logjikës dhe jashtë kompetencës sime. Mirëpo, mendoj se do të duhet gjinden forca "të loogjikeshme, e të qeta" kreative një herë e mirë t'i vënë pikën aty ku duhet, kësaj çështje, e jo të bëhëen siç i themi ne në Kosovë, si "shulet e Bojovicës - kur çohet njëri - ngrihet tjetri", por të merret një qëndrim përfundimtar dinjitoz e krenar kombëtar, pasi ka edhe argumente edhe forca profesionale në Shqipëri, për të mentuar këtë fakt, që përmenda më parë, dhe për të indetefikuar ditën e vërtet të ngadhnjimit të të forcave çlirimtare, ndaj forcave nazi fashiste, më 28 Nëntor 1944.

Po në kontekstin e historisë çarë mendon lidhur me hapjen e dosjeve në Shqipëri gjatë sundimit komunist, dhe a duhen hapur ato edhe në Kosovë, dhe pse?
Kjo, është një çështje shumë delikate. Dhe është një çështje që u takon organeve kompetente. Është një çështje që natyrisht, që u takon më shumë gjegjësist, parlamenteve përkatëse.Unë si historian mund të them se do të ishte mirë, sikurse edhe në vendet e tjera të Europës Juglindore, dosjet qoftë në një mënyrë apo tjetër të jenë seleksionuese, për një kategori të ndryshme figurash ose njërëz të caktuar në mënyra të përgjithshme. Pra, mendoj se duhet të bëhet e njohur edhe e kaluara e personaliteteve edhe përgjëthsisht e atyre njërëzve që kanë dosje. Mirëpo, rasti i Kosovës, është një rast specifik, do të thoja në këtë drejtim. Përse, them unë që është një rast specifik? megjithse nuk kam qënë shumë i angazhuar në rrjedhat e këtij procesi në Kosovë, dhe çfarë ka bërë parlamenti i Kosovës, dhe nuk di se çfarë përfshihet në rezolutën e parlamentit të Kosovës, por, mund të them me plot "gojën" se është specifike për vetë faktin sepse, Kosova ka vuajtur për një kohë të gjatë nga Beogradi. Çka, do të thotë se gjithëçka ka qënë në dorë të organeve të sigurimit të Sërbisë, dhe është e përgatitur nga institucionet e Sërbisë, pra çka i ka interesuar atyre është edhe në dosje. Dokumentet që ata kanë në dorë, Beogrdi, shpesh herë nuk pasqyrojnë të vërtetën realisht, sepse, ato janë shkruar nga instancat e shtetit, të cilët i sundojë shqiptarët, pra ato bartin paqyrimin dhe vlersimin subjektiv të atyre instancave. Mandje, ato kan edhe një kontinacion të degradimit , nënvlefetërsimit dhe nënçmimit dhe të futjes së farës së përçarjes mes të shqiptarëve, të grupeve, të caktuara shqiptarësh partiak apo jo partiak. Prandaj, këtu në Kosovë përndryshe nga Shqipëria, mund të ketë një rezervë të madhe, dhe duhet patur shumë kujdes me këtë çështje. Duke marrë parasyshë faktin se ato dokumente asnjëri nuk gjenden në Kosovë, ato janë pjesë e arshivave të Beogradit. Të cilat, shumë kollaj mund të manipolohen t'i kundërvihen kujtëdo në Kosovë. Prandaj këshilloj që në këtë rast duhet pasur në maturi rreth këtyre dosjeve. Ne nuk mund të flasim vetëm me dëshira, por edhe me mundësit që ka realisht shoqëria kosovare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›