Në përvjetorin e Partisë Demokratike
Më 12 dhjetor të këtij viti Partia Demokratike festoi 18-vjetorin e krijimit të saj. Ajo që duhet veçuar në këtë festë është pjesëmarrja jashtezakonisht e madhe e përkrahësve të saj. Këtë e dëgjoj edhe nga pjesëmarësit e festës ku ato shpreheshin se çdo vit ka patur në përvjetore pjesëmarrje por ky përvjetor qenka i veçantë. Këtë e shprehnin jo vetëm me habi por edhe me gezim për partinë të cilën mbështesnin. Kjo mendoj unë, është vlerësim për partinë e cila ka ditur të tërheq herë pas here simpatizantët duke i bërë anëtarë, por dhe vlerësim për qeverisjen e kësaj partie. Mund të ketë dhe ndonjë mbështetës të kësaj partie që mund të jenë të pakënaqur në ndonjë moment, pasi jo të gjithë mund të ketë patur mundësi t’i ndihmoj, por e rëndësishme është që dhe kjo pjesë përsëri vazhdon ta mbështesë partinë dhe të këtë besim tek ajo (partia) dhe kryetari i saj i nderuar z.Berisha. Për këtë gjë fliste dhe pjesëmarrja në festë. Diçka që të emociononte në ketë festë ishte dëshira e madhe e pjesëmarrësve për t’u përshëndetur me kryeministrin e vendit njëkohësisht dhe kryetari i partisë z.Berisha. Po ashtu dhe me kryetaren e parlamentit znj.Topalli. Por dhe diçka emocionuese ishte kur dëgjoje pjesemarrës që prisnin të përshëndesnin z.Basha. Këto flasin për vlerësimin e punës së qeverisë dhe mbështetjen që do vazhdohet t’i jepet PD në zgjedhjet e ardhshme. Po ashtu mund të themi që dhe pse në media, populli dëgjon akuza për z.Basha, besimi tek ai nuk ka humbur përkundrazi përkrahësit e PD, që s‘ishin të pakët, nuk nguruan ta shprehin atë (besimin). Zgjedhjet së shpejti do trokasin dhe PD në këtë 12 dhjetor mori një mesazh shumë mbështetës nga populli.
Autorja është drejtoreshë shkolle në kryeqytet