E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervista/Xhaferri: Ftesa e NATO-s, fryt i reformave energjike qe ka ndermarre kabineti “Berisha”

Zoti Xhaferri, cili eshte vleresimi juaj rreth fteses qe Shqiperia mori nga Samiti i Bukureshtit per antaresimin ne NATO?
Me marrrjen e fteses, shqiptaret realizuan nje nga dy objektivat strategjike qe bashkarisht kemi vendosur ne keto dy dekada. Pra, anetaresimi ne NATO dhe Integrimi Europian, jane dy objektivat madhore qe ne kemi si vend. Natyrisht qe kontribut per marrjen e fteses kane ne radhe te pare te gjithe qytetaret shqiptare per orientimin e tyre pro NATO ne menyre plebishitare. Kontribut kane gjithashtu te gjitha qeverite e ketyre 17 viteve per reformat e sukseshme qe kane ndermarre ne fushen e mbrojtjes. Dhe kuptohet qe qeveria e zotit Berisha, me reformat e nderrmara ne keto 2 vite beri te mundur anetaresimin. Kjo qeveri nisi mesazhe te qarta ne Bruksel, se Shqiperia eshte ne gjendje te luftoje me sukses krimin e organizuar dhe korrupsionin. Po keshtu, ne nisem mesazhe se jemi ne gjendje te garantojme stabilitetin politik dhe ekonomik. Pra, ne keto dy vite, Brukseli pa se reformat ne Shqiperi, u zhvendosen nga letrat ne terren dhe u bene funksionuese. NATO eshte nje organizate Politiko-Ushtarake dhe reformat politike, te nderrmara nga qeveria Berisha zhbllokuan ngerçin qe ishte kalçifikuar per Shqiperine, si nje vend ku politika bashkepunon me krimin e organizuar dhe korrupsioni eshte ngritur ne sistem.

Ne terma konkrete cilat jane perfitimet e vendit tone nga antaresimi ne NATO?
Shqiperia me anetaresimin ne NATO behet anetare me te drejta te plota ne organizaten me te fuqishme Politiko-Ushtarake qe ka njohur dhe njeh njerezimi. Kjo do te thote se ne i japim fund ne menyre edhe institucionale, jo vetem izolimit mese 60-vjeçar por edhe tranzicionit dhe futemi ne proceset normale te konsolidimit te demokracise. Me anetaresimin ne NATO, Shqiperia zgjidh perfundimisht edhe problemin e saj te sigurise, duke zgjedhur si umbrelle sigurie (per te tashmen dhe te ardhmen), organizaten me te fuqishme ushtarake. Natyrisht, anetaresimi ne NATO do te jape nderkombetarisht mesazhin e nje Shqiperie tashme institucionalisht stabel dhe kjo do te thote me shume mundesi per investimet e huaja. Mjafton te shikosh se çfare investimesh perfitoi Republika Çeke, menjehere mbas anetaresimit ne NATO dhe kuptohet vlera qe ka per terheqjen e investimeve te huaja, imazhi i nje vendi te stabilizuar. Per me teper, anetaresimi ne NATO krijon nje ambient me te mire politiko-shoqeror per t’iu afruar me nje shpejtesi edhe me te madhe Bashkimit Europian.

Mendoni se vitin tjeter vendi yne do te jete anetare me te drejta te plota, dhe çfare duhet bere per kete?
Zakonisht po te shikosh praktikat me vendet e tjera procesi merr dy vite. Kjo perkon edhe me procesin 2-vjeçar te mbajtjes se vete Samiteve te NATO-s. Kuptohet qe Organizata ka 26 anetare dhe ratifikimi ne Parlamentet e vendeve respektive kerkon kohe. Ne kemi nje mundesi sepse ne vitin qe vjen kemi nje Samit special ne eashington me rastin e 60-vjetorit te krijimit te aleances. Le te perpiqemi te bejme maksimumin sepse vetem kjo, pra kryerja sa me pare e reformave te kerkuara, eshte ne doren tone.

Si e gjykoni bashkepunimin mes mazhorances dhe opozites ne permbushjen e reformave?
eshte per t’u vleresuar dhe pershendetur qendrimi qe ka mbajtur opozita ne muajt e fundit. Reformat nuk behen vetem per qeverine dhe qytetaret qe e mbeshtesin qeverine, por per te gjithe vendin. Reformat jane standarte dhe projektohen sipas nje axhende integruese dhe nen kete optike eshte per t’u vleresuar fakti qe me ne fund opozita hoqi dore nga politika e parrullave dhe bilbilave dhe po perpiqet te jete konstruktive.

Gjykimi juaj rreth ndryshimeve ne kodin zgjedhor dhe ne Kushtetute. A jane te domosdoshme ato?
Derisa po bejme nje reforme zgjedhore kuptohet qe ndryshimet ne Kodin Zgjedhor jane mese normale. Nese aktoret politike qe bashkepunojne per reformen zgjedhore do te konkludojne mbi domosdoshmerine e ndryshimeve kushtetuese dhe do te ndertojne nje konsensus te mjaftueshem qe kerkohet per ndryshimet atehere edhe ndryshimet kushtetuese do te vijne.

Dje Kryeministri Berisha u shpreh se do t`i shtyje per me vone ndryshimet ne qeveri. Mendoni se kjo deklarate do te provokoje reagime tek demokratet dhe veçanerisht tek aleatet?
Kompozimi i qeverise dhe ndryshimet ne te mbeten atribut i kryeministrit. Aleatet apo dhe vete demokratet mund te reagonin dhe kerkonin ndryshime dhe keto kerkesa do te ishin argumentuese nese per shembull, nuk do te merrnim ftesen ne Samitin e Bukureshtit. Aktualisht, megjithe pengesat qe na dalin perpara si ajo e Gerdecit,
vendi eshte ne nje rrjedhe normale dhe te stabilizuar.

 Bisedoi Silvana Tresa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›