E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria nuk do te hase asnje pengese politike per hetimin e Gerdecit

Jam veçanerisht i lumtur qe jam me ju sot ne kete kohe feste per ftesen e Shqiperise ne Aleancen e NATOs. Besoj qe ishte nje vendim i rendesishem, ne fakt historik, dhe Shqiperia tani do te hyje ne nje epoke te re te synimeve te saj per t’u integruar ne bashkesine europiane dhe atlantike.
Megjithate, pjese e kesaj epoke te re eshte fakti qe NATO dhe anetaresia ne NATO shoqerohen me detyrime te reja, jo thjesht ushtarake. Paresore mes ketyre detyrimeve eshte ngritja e nje sistemi gjyqesor te drejte dhe te ndershem; nje sistem ku kriminelet sillen para drejtesise pa nderhyrjet e ndikimit politik. Te gjithe ju, te gjithe ju ne kete salle, prokurore dhe oficere policie, jeni nje pjese absolutisht thelbesore e atij sistemi. Ju ne kete salle jeni ata qe sillni para drejtesise zyrtaret e korruptuar; jeni ata qe gjeni pastruesit e parave dhe i fusni ne burg; jeni ata qe konfiskoni parate dhe pronat e krimineleve qe i kane blere ato me para te siguruara nga trafikimi i drogave, armeve dhe qenieve njerezore. Ju jeni ata qe ndiqni gjurmet e parase dhe gjeni te verteten.
Dua te theksoj qe jam sot ketu per t’ju thene qe ne ju mbeshtesim teresisht ne perpjekjet tuaja dhe do te vazhdojme ta bejme kete, sidomos nepermjet programeve tona te OPDAT dhe ICITAP. Kam kenaqesine e veçante t’i uroj mireseardhjen Keshilltares se re Ligjore per anti-korrupsionin nga OPDAT, Zonja Sindi Eldrixh, e cila do te vendoset prane Njesise se Perbashket Hetimore te Tiranes per Luften Kunder Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit. Ajo do te punoje ngushte me shume prej jush.
Edhe projekti yne per Sundimin e Ligjit, nga USAID, eshte ndertuar per te permiresuar eficiencen, efektshmerine dhe transparencen e sistemit te gjykatave.
Sot, perpara drejtesise shqiptare ndodhet nje hetim shume i rendesishem mbi tragjedine e Gerdecit. Une, dua te shpreh mbeshtetjen time te plote per nje hetim teresor, te gjithanshem, dhe te paanshem per shperthimin e Gerdecit. Ky hetim duhet te arrije kudo ku çojne te dhenat, pavaresisht se ne ç’drejtim apo se kush eshte i perfshire. Vetem kjo do te rivendose besimin publik ne institucionet shqiptare te drejtesise.
Nderkohe qe Prokuroria e Pergjithshme per te gjetur te dhenat per kundravajtje, shpresoj se nuk do te hase asnje nderhyrje politike te asnje lloji. Me tej, shpresoj qe procedurat gjyqesore te jene rigoroze dhe qe çfaredo vendimesh qe mund te jepen nga gjykatat shqiptare, ato te jene ne perputhje me krimet, pavaresisht statusit apo lidhjeve politike te krimineleve.
Une besoj se jemi te gjithe me shume fat qe kete hetim e drejton Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama. Zonja Prokurore e Pergjithshme, une kam besim te plote ne udheheqjen dhe drejtimin tuaj per kete hetim. Ne pergjigje te kerkeses suaj, gjashte agjente te hetimit penal federal nga ShBA, agjencia ATF, te cilet jane specialiste ne hetimet per shperthimet, mberriten dje per te ndihmuar prokuroret dhe oficeret e policise te ekipit hetimor per Gerdecin. Sh.B.A. po ofron ndihme pas tragjedise se Gerdecit ne nje numer menyrash te tjera, te cilat jane radhitur ne nje njoftim per shtyp qe do te nxirret se shpejti. Keto menyra perfshijne ndihmen humanitare nga USAID dhe eksperte ushtarake nga Komanda Europiane e Ushtrise se Sh.B.A. (EUCOM). EUCOM ka derguar nje ekip ekspertesh per mjetet shperthyese, materialet e rrezikshme, analizat mjedisore, si dhe mjekesine ligjore. Ekipi po shqyrton vendin e shperthimit ne Gerdec çdo dite dhe po i ofron keshilla autoriteteve shqiptare.
Shqiperia eshte nje mike dhe tani nje aleate ne NATO e Sh.B.A. dhe ne jemi krenare qe ofrojme kete ndihme pas kesaj tragjedie. Megjithate, jemi shume te shqetesuar per menaxhimin e vendngjarjes. Ekspertet tane e kane keshilluar qeverine se ekzistojne çeshtje te sigurise qe mund te çojne ne lendime te metejshme, nese nuk ndermerren ndryshime. Specifikisht, zona eshte ende e mbushur me municione te pashperthyera, nje pjese e madhe e tyre nen siperfaqe, dhe shumica e shtepive ne zonen e shperthimit kane pesuar deme serioze strukturore. Ekzistojne gjithashtu rreziqe mjedisore qe jane ende per t’u analizuar. Per kete arsye, keshilloj kunder lejimit te banoreve vendas qe te rikthehen ne shtepite e tyre para kohe. I kuptoj banoret, te cilet kuptohet mezi presin te rifillojne jetet normale. Megjithate, kthimi teper heret eshte si te afrosh rreziqe serioze per njerez qe tashme kane vuajtur shume. U kerkojme autoriteteve shqiptare qe te keshillojne durim derisa te jete perfunduar pastrimi i zones dhe deri sa te jene rindertuar shtepite e demtuara.
Ne perfundim, deshiroj te them qe ky seminar ndodh ne kohe shume historike dhe emocionuese per Shqiperine dhe per marredheniet mes Shqiperise dhe Amerikes. Ky seminar eshte shembull i ketij bashkepunimi dhe miqesie te thelle. Se bashku, te gjithe ju do te beni pune te rendesishme per vendin tuaj dhe vendin tim.

Fjala e Ambasadorit te Sh.B.A. Xhon L. Uidhers ne Seminarin per Teknikat e Hetimit Financiar, Prokuroria e Pergjithshme  Nga Xhon L. Withers

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›