E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ftesa e anetaresimit, fryt i reformave madhore qe ka marre qeveria e djathte

Kreu i qeverise, Sali Berisha ka deklaruar dje se kabineti qe ai drejton ka merita te padiskutueshme ne marrjen e fteses per anetaresim ne NATO ne samitin e Bukureshtit. Duke vleresuar, nder te tjera, rolin pozitiv te shoqerise civile si dhe te shume institucioneve te tjera, kryeministri ka nenvizuar gjate mbledhjes se djeshme te grupit parlamentar te Partise Demokratike se reformat kane sherbyer dhe sherbejne si nje force e rendesishme shtytese drejt ketij objektivi madhor . Kryeministri ritheksoi edhe njehere mbeshtetjen e qytetareve shqiptare, per te cilet, me shume se per kedo tjeter, kjo ftese garanton sigurine e te ardhmes se tyre, ashtu sic e meritojne vendet e lira dhe shoqerite e lira. �Qytetaret shqiptare kane shume te drejte qe gezojne, sepse tani e tutje, ata, femijet e tyre, femijet e femijeve te tyre do te kene nje te ardhme krejtesisht tjeter. Nuk do te kene me nje te ardhme te neperkembur, siç e kane patur ne te shkuaren, por do te kene nje te ardhme me dinjitet ne liri, siç e meritojne vendet e lira, shoqerite e lira�- deklaroi ai. Duke besuar se bashkepunimi i opozites ne vazhdimin e reformave te tjera te endesishme, nuk do te mungoje, Kryeministri u shpreh se qeverise nuk i mbetet gje tjeter veçse te beje çdo perpjekje, per te shkurtuar sa me shume te jete e mundur kohen e shnderrimit te fteses ne anetaresim te plote. �Shpresoj qe edhe opozita eshte e vendosur te kontribuoje qe te ecim ne reformen elektorale , ne reformen ne drejtesi, ne reformen ekonomiko fiskale,reformen ne ushtri dhe ne teresi. Reformat kane patur nje rezonim shume te fuqishem dhe nje vleresim te vertete te madh. Reformat flasin, ato jehojne dhe kjo ndodhi me reformat tona, por ta konsiderojme kete vetem nje stacion, per te kapur nje stacion tjeter me te madh�- u shpreh kryeministri Berisha. Ky i fundit ka pergezuar gjate mbledhjes se grupit parlamentar, deputetet,  per perkushtimin dhe mbeshtetjen qe i dhane procesit te reformave, te cilat bene te mundur marrjen e fteses per anetaresim ne NATO, ne Samitin e Bukureshtit. �Ky vendim historik nuk ka diskutim qe ka ne baze transformimet dhe reformat e medha 16 vjeçare te ketij vendi, por ne menyre absolute dua tu them se percaktuese kane qene reformat e ndermarra nga kjo mazhorance�- vuri ne dukje ai. Nderkaq, duke vleresuar rolin qendror te parlamentit ne miratimin e ligjeve, strategjive dhe permiresimin e tyre, kryeministri theksoi serish se viti 2007 faktoi se reformat u thelluan dhe se vullneti politik i mazhorances, ishte per ti vazhduar dhe konsoliduar me tej keto reforma, si nje proces i parikthyeshem. �Gjate ketij viti u deshmua serioziteti me i madh ne fushen e reformave. Nje nga Ministrat e jashtem te BE u shpreh se progresi i reformave e shnderroi Shqiperine ne nje shembull frymezues per vendet e rajonit. Ne kete aspekt parlamenti me veprimtarine ka patur nje rol qendror ne miratimin e ligjeve, vendimeve, strategjive, dhe permiresimin e tyre. Kryeministri falenderoi gjithashtu deputetet e opozites, te cilet me voten e tyre, si ne ligjin per drejtesine, apo dhe ne marreveshje dhe ligje te tjera, kane kontribuar ne zhvillimin e reformave jetike per vendin. Kryeministri theksoi se krahas rolit shume te rendesishem diplomatik qe luajten institucione te tilla si Ministria e jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, etj, nje rol tejet te rendesishem ne kete kompletimin e ketij procesi ka luajtur edhe diplomacia parlamentare �Kur them diplomacia parlamentare nuk nenkuptoj ketu vetem angazhimin e kryetares dhe te nenkryetareve, por gjeresisht te komisioneve tona parlamentare. Deputetet tane te delegacionit tone ne NATO se bashku me opoziten jane kthyer me dy rezoluta te shkelqyera, si nga Parisi, ashtu dhe nga Reikjaviku� - perfundoi kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›