Intervistë e Presidentit Topi për emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza në Televizionin “Vizion+”

25 maj 2012
Sonte në mbrëmje, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dha një intervistë për emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza në Televizionin “Vizion+”.
Alfred Peza:Mirëmbrëma në emisionin “Debat” në Vizion+, sonte, e premte, 25 maj 2012. I ftuari im sonte është një presonazh tejet i veçantë, numri një, Presidenti i Shqipërisë, zoti Bamir Topi. Mirëmbrëma! Falemnderit dhe mirë se erdhët!
Presidenti Topi: Mirëmbrëma! Kënaqësi që jam këtu!
Gazetari: Zoti President, dje ka filluar zyrtarisht procesi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, mbi bazën e plotësimit të detyrimeve kushtetuese, 60 ditë përpara përfundimit të mandatit tuaj. Ju vazhdoni me të njëjtin ritëm apo në këtë moment keni hyrë në një fazë të detyrës, të mandatit, ku fillon dhe ulja e avionit presidencial?
Presidenti Topi: Për hir të së vërtetës, unë kam menduar që kjo periudha fundore e mandatit ishte më pak impenjative, por konstatoj që është me një intensitet shumë të madh. Kjo ka një domethënie shumë të veçantë, pra nuk ka të bëjë thjesht me mandatin e një personi, por ka të bëjë me aktivitetin e institucionit. Kjo që thashë vlen për shumë diskutime, që herë pas here fokusohen tek individë, tek fate individësh, dhe ndryshe nga se si perceptohen institucionet në botën ku ne dëshirojmë të shkojmë, në Perëndim. Pra, pavarësisht që ka rotacione, ikin disa individë, vijnë individë të tjerë, Institucioni mbetet institucion. Për nga kjo pikëpamje, unë e konstatoj me kënaqësi që jeta institucionale është në aktivitet të plotë.
Gazetari: Por ka një moment gjithsesi politik, ku disa vendime të rëndësishme, shumë të rëndësishme, krijohet një perceptim sikur nuk merren në fund të mandatit. Ka ndonjë grup impenjimesh, detyrimesh, vendimesh, që ju këto dy muaj nuk do t’i merrni?
Presidenti Topi: Por mund t’ju them që edhe sot unë kam firmosur dekrete. Kam firmosur ligje. Pra, unë do ta konsideroja ndryshe nga ç’e konsiderojnë disa politikanë që u intereson ta interpretojnë në këtë mënyrë. Pra, sa kohë Institucioni funksionon, sa kohë ti je brenda një detyrimi kushtetues, sepse nuk është thjesht çështja tek e drejta. Mendoj që e drejta dhe detyrimi janë bashkëudhëtare të një mandati. Unë do ta konsideroja shumë të rëndësishme që të perceptohet nga të gjithë në këtë mënyrë, përndryshe pastaj, do të krijoheshin vakuume të panevojshme dhe ne jemi mësuar që kur e bën diçka, kritikojmë për atë që ke bërë. Kur s’e bën, të nesërmen dalin e thonë që: “Pse s’e ke bërë”? Pra, I çliruar totalisht nga këto paragjykime, I çliruar totalisht nga këto pozicione që mbajnë të tjerët, unë jam I vendosur që deri në fund të mbaj atë detyrim që ma jep Kushtetuta dhe morali im.
Gazetari: Pra, ritmi nuk do të ndalojë deri më 24 korrik për rocedure ligjore?
Presidenti Topi: Në mënyrë absolute jo. Bile mund’ju shpalos edhe një agjendë që konsiderohet shumë impenjative.
Gazetari: Këto ditë?
Presidenti Topi: Këto ditë dhe së paku deri në javën e parë të korrikut, është një agjendë shumë impenjative.
Gazetari: Zoti President, data e djeshme ka qenë e rëndësishme, jo vetëm për një proces, siç është starti kushtetues i procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, por edhe për shkak se partitë politike në Shqipëri, në vazhdën e një marrëveshje politike të 14 nëntorit 2011, ishin impenjuar për të bërë disa reforma parlamentare, të cilat duhet të ishin përfunduar përpara fillimit të këtij procesi. Ndërkohë që Shtefan Fyle, Kryekomisioneri Evropian për Zgjerim, në 3 maj në Tiranë, deklaroi që të paktën deri në datë 24 duhet të përfundonin reformat, përpara fillimit të procesit të Presidentit. Reformat nuk përfunduan. Ka ndonjë problem?
Presidenti Topi: Nuk është hera e parë. Nuk është hera e parë që palët politike në Shqipëri bëjnë premtime, bile nuk është aspak fisnike që kur vijnë interlokutorë të rëndësishëm të Bashkimit Evropian apo dhe më gjerë, jepen premtime, kosnderohen disa afate kohore të realizueshme për sa i përket detyrimit për t’i bërë disa veprime të natyrës politike dhe legjislative, dhe sapo ikin këta interlokutorë, të nesërmen pllaka shkon prapë në ato xhirot e ngadalta. Kjo është arsyeja që unë, herë pas here, duke pasur edhe një eksperiencë të natyrës politike, dhe duke parë nga afër që ka më shumë “show” të karakterit politik se sa veprime konkrete, gjithmonë kam bërë thirrje që asnjëherë nuk duhet menduar si më parë, për ta lënë reformën në ditën e fundit të Sesionit të fundit të Legjislaturës, para se të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme politike. Pra, është një sëmundje që praktikisht është futur në një shtrat kronik. Palët politike më shumë mendojnë se si të bëjnë një paraqitje para publikut për të treguar që janë personazhe të rëndësishëm, që kanë në dorë fatet e vendit, por nga ana tjetër duhet të kuptojnë që, përderisa kanë në dorë fatet e vendit, nuk mund të demonstrojnë këtë lloj sjelljeje që i lë gjërat për në sekondë të fundit. Kur gjërat lihen për në sekondë të fundit, tregon që politika nuk funksionon si duhet, institucionet nuk funksionojnë si duhet, dhe ky detyrim patjetër që i nxjerr jo mirë para shoqërisë shqiptare në radhë të parë, sepse kemi diskutuar gjithmonë nevojën për të dalë mirë para ndërkombëtarëve. Natyrisht që është një element shumë i rëndësishëm, por partitë politike, sidomos partitë politike parlamentare, kanë një detyrim përpara se të kenë një detyrim para ndërkombëtarëve, kanë një detyrim para atyre që i kanë votuar. Sepse, po të marrësh në konsideratë vokacionin e popullit shqiptar është më se i qartë, asnjë parti politike nuk shkon në atë përqindje ku dalin sondazhet që bëjnë të gjitha agjencitë e specializuara tek njerëzit drejtpërdrejt. Për shembull, për t’u integruar në NATO, sondazhet janë të papara, janë 95-96 për qind. Besoj, po në këtë mënyrë, sepse shkon në sintoni me çështjen e integrimit në NATO, është edhe nevoja apo dëshira e njerëzve për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Ndërkohë që përqindjet e partive ju e dini sa shkojnë. Pra, të gjitha së bashku, së paku duhet të jenë interprete, besnike të vokacionit të popullit.
Gazetari: Duke qenë se jeni në fundin e mandatit, ndoshta gjatë kësaj periudhe, edhe për shkak të pozicionit të funksionit, ju keni qenë gjithmonë aq i drejtpërdrejt ndoshta sa do të donit. A ka një fajtor mospërfundimi i reformave të ndërmarra nga Parlamenti dhe nga palët?
Presidenti Topi: Po më thoni ku do ta gjeni fajtorin, nëse nuk e gjeni pikërisht atje tek ata që unë sapo e interpretova, pra, palët politike në Parlament, atje është vullneti politik, atje është vendimarrja. Unë nuk besoj që të ketë gjë jashtë Parlamentit në vendimarrje.
Gazetari: Sot ka filluar edhe një proces tjetër, procesi i konsultimeve të partive politike. Janë bërë disa takime në radhët e mazhorancës. Zoti Berisha, Kryeministri është takuar me zotin Meta, Kryetarin e Partisë së dytë më të madhe parlamentare në koalicion, por edhe me kryetarët e partive të tjera. Si duket në optikën tuaj, si po ecën ky proces, a ka filluar mbarë apo duhet të ishte ndryshe procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës?
Presidenti Topi: Unë mendoj që është në një rrugë normale kushtetuese, së paku nga pikëpamja formale gjithçka që po konsumohet, po konsumohet sipas rregullit kushtetues. Mesa di unë, dje është mbledhur Konferenca e Kryetarëve. Ka qenë brenda afatit kushtetues. Sot kanë filluar konsultimet. Unë natyrisht nuk mund të futem në paragjykime apo në parashikime, sepse nuk jam pjesë e këtyre bisedimeve, por jam i prirur gjithmonë të besoj që ky proces do ecë në një rrugë përgjithësisht normale, sepse është në interesin e të gjithëve që ky proces të finalizohet me zgjedhjen e një presidenti, i cili do t’i garantojë Shqipërisë vazhdimësinë institucionale në një pozicion shumë të rëndësishëm, sikurse është Presidenti i Republikës.
Gazetari: Çfarë Presidenti do të duhet të dalë nga ky proces?
Presidenti Topi: Tashmë është konsumuar si term. Unë besoj që është termi më i drejtë që është përdorur, që ka në vetvete një domethënie të fortë, është Presidenti më shumë se sa numrat e një mazhorance politike.
Gazetari: Pra, jo një President i PD-së?
Presidenti Topi: Mund të jetë edhe një President i PD-së. Askush nuk ka të drejtë të gjykojë në këtë mënyrë, por në rast se një figurë nga PD-ja do të gëzonte një mbështetje të gjerë parlamentare, që do të thotë do të shkojë në një konsensus më shumë se sa 71 vota, pra, më shumë se sa koalicioni që është në fuqi, qeverisës, atëherë merrte kuptimin e një Presidenti më shumë se sa mazhoranca politike. Por për ta kufizuar në atë term që jemi të mësuar ta dëgjojmë, sidomos këto ditë, unë personalisht do të isha për një President që ka një mbështetje të gjerë, që është sinonim i Presidentit konsensual.
Gazetari: Që do të thotë që do të ketë edhe mbështetjen e opozitës?
Presidenti Topi: Po natyrisht. Përderisa themi me mbështetje të gjerë, natyrisht që duhet të ketë mbështetje edhe nga krahu i opozitës.
Gazetari: A jemi ne duke shkuar drejt këtij Presidenti?
Presidenti Topi: Sot kanë filluar diskutimet dhe nuk më pëlqen që të bëhem zëdhënës i një situate të cilën natyrisht nuk e kam unë në dorë, e kanë të tjerët.
Gazetari: Po, por përveç kësaj, ka edhe një diskutim, nëse Presidenti duhet të jetë politik ose jopolitik. Si duhet të jetë në fakt?
Presidenti Topi: Në këndvështrimin tim, Presidenti duhet të jetë politik, por jo detyrimisht duhet të jetë politik. Kur them që duhet të jetë politik, kam përshtypjen, madje dhe bindjen, duke pasur një eksperiencë tashmë 5-vjeçare në krye të atij Institucioni, pasi vetë situata në Shqipëri është e tillë që, edhe kur Presidenti ka pasur një eksperiencë, një “background politik dhe ka dashur që ta fusë Institucionin totalisht në ullitë institucionale, kanë qenë të tjerët që e kanë sulmuar politikisht dhe detyrimisht e kanë futur atë në një situatë ku i është dashur ta administrojë dhe politikisht. Kështu që unë mendoj që një njeri që ka eksperiencë, është një mundësi më shumë për ta administruar më mirë, më qetë dhe në mënyrë më profesionale Institucionin. Kjo nuk do të thotë që një President i ardhur nga rrethet akademike apo nga rrethet diplomatike, mund të mos jetë në gjendje që ta zhvillojë, sigurisht që mund të jetë në gjendje, varet nga profili, por do të thoja varet më shumë nga vullneti politik i palëve për të qenë të qetë, të ftohtë, për të gjykuar me shumë racionalitet për të zgjedhur një njeri, të cilit nuk do t’i kërkohet të nesërmen që të mbajë pozicione politike, por të ruajë mirë Institucionin, kornizën institucionale, të jetë garant i institucioneve të pavarura dhe ta zhvillojë atë funksion, që është funksioni më i lartë i shtetit, me dinjitetin, moralin shtetëror.
Gazetari: Zoti Topi, këto kohë janë përfolur disa emra si kandidatë potencialë për President, siç janë zoti Fatos Nano, zoti Ceka apo dhe zonja Topalli. Kush nga këta të tre është më probabël, më pranë këtyre kritereve që thatë ju, për të qenë President i ri i Republikës?
Presidenti Topi: Unë e kam përdorur një term edhe në një intervistë tjetër. Nuk më duket aspak elegante që unë të futem në emrat probabël apo në mendimet që mund t’i kem unë për dikë. Absolutisht, kjo nuk më takon mua. Edhe sikur unë të isha i lirë të bëja interpretim pa qenë President, do isha rezervuar për të bërë vlerësime diferenciale midis njerëzve. Çdo njeri ka profilin e vet dhe ndryshe nga ç’është bërë modë, kur njerëzit futen në një garë të rëndësishme, mund të marrin anatemimet më të tmerrshme, pikërisht për të bërë diferencën midis kandidatëve ose për t’i ulur si kandidatura. Nuk ka qenë asnjëherë në principet e mia. Unë kam pasur respekt për çdo njeri që zhvillon një garë. E rëndësishme është që kjo garë të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën në radhë të parë, me frymën dhe me atë çka kërkon Shqipëria sot. Shqipëria sot kërkon një sjellje dinjitoze në një institucion dinjitoz, i cili vërtet duhet të jetë mbi palët apo midis palëve, sepse i tillë është konfiguruar si Institucioni i Presidentit të Republikës. Çdo tentativë pastaj për të pasur Presidentin me vete në një formacion politik, nuk është gjë tjetër, veçse është një kthim mbrapa në kohë dhe mosrespektim, dhe mospërfaqësim i asaj çka përfaqëson në vetvete Institucioni i Presidentit. Presidenti, edhe në Kushtetutë, në frymën e Kushtetutës, është përfaqësues në radhë të parë, i popullit. Pavarësisht nëse zgjidhet nga Parlamenti apo zgjidhet drejtpërdrejt, por edhe Parlamenti si institucion sovran, që vjen dhe ndërtohet si pasojë e votimit që ka marrë nga njerëzit, konsiderohet një rrugë legjitime, kushtetuese, që mund të zgjedhë Presidentin, që do të thotë gjithashtu që Presienti mund të vijë nga partitë politike, mund të jetë një personazh politik që, ndonëse nuk është sot në Parlament, por ka një eksperiencë politike dhe besoj që në opsionet e mia, njeriu nga një përgatitje të mirë intelektuale dhe me një përvojë politike, dhe me një predispozicion për të qenë i ekuilibruar, do të ishte ndoshta identikiti i atij Presidenti që unë mendoj. Por, ky gjykim mund të jetë edhe i natyrës subjektive. Dikush tjetër mund të thotë tjetër gjë. Unë jam i prirur të respektoj cilindo dhe nga pikëpamja tjetër, unë respektoj vendimarrjen që kanë të tjerët në dorë për ta respektuar.
Gazetari: Nuk është bërë akoma takimi kryesor, ose një nga takimet kryesore në këtë proces, ai midis liderit të mazhorancës dhe liderit të opozitës. A do bëhet, ka ftesa sigurisht dhe publike, por nuk ka konfirmime dhe mendoni se do të dalë pikërisht nga ëkto takime, nga ky takim, nga ky lloj takimi?
Presidenti Topi: Zoti Peza, megjithë respektin që kam për ju, respekt që vjen natyrisht nga një bashkëpunim i gjatë, do të thoja që këto pyetje s’më takojnë mua. Unë nuk di asgjë, në sensin nëse do të takohen, si do të takohen, çfarë do të thonë. Ju siguroj që nuk kam pasur asnjëherë kohë të tepërt për të marrë vesh ato që ndoshta merren vesh në disa nga lokalet kryesore të Tiranës.
Gazetari: Cilat janë?
Presidenti Topi: Nuk kam qenë frekuentues i lokaleve, kam qenë jashtëzakonisht respektues i punës në Institucion, por ndoshta nuk më vjen mirë ta them që, këtë pyetje që ju e bëni sot në këtë studio, ndoshta e gjeni në një nga kafet e Tiranës.
Gazetari: E thoni këtë, sepse disa nga takimet për çështjen e Presidentit janë bërë nëpër kafe?
Presidenti Topi: Jo, unë them që është bërë gati-gati një ritual që shumë gjëra diskutohen paraprakisht nga njerëzit që rrinë afër aktorëve të rëndësishëm. Dhe kjo është arsyeja që gjërat e rëndësishme bëhen pastaj objekt i fantazisë, insinuatave, i intrigave, në një kohë që ky proces ka nevojë të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, në mënyrë transparente, ose është aftësia e disa njerëzve që i frekuentojnë këto ambiente për t’u dukur si njerëz që kanë dijeni, që marrin informacione, ndërkohë që pozicione shumë të rëndësishme në shtet nuk i kanë këto informacione.
Gazetari: Pra, po thoni që një çështje kaq serioze po zgjidhet në ambiente jo dhe aq serioze?
Presidenti Topi: Po pse ju nuk e dini këtë gjë?
Gazetari: Po ju pyes ju.
Presidenti Topi: Jo, unë këtë mënyrë interpretimi e bëj edhe nga informacioni që marr nga gazetarë, të cilët janë pjesë e këtyre ambienteve. Natyrisht, është detyra e gazetarëve që të marrin informacione. Dhe mund të vijë puna paradoksalisht që t’ju pyes unë ju, se çfarë po bën për këtë punë?
Gazetari: Këtë jo. Ka një diskutim gjithsesi për ta përmbyllur këtë pjesë frekuente të zhvillimeve në lidhje me Presidentin, por nga pozicioni që jeni, gjithsesi Presidenti i Republikës duhet të ketë dijeni zyrtarisht dhe formalisht nga partitë politike? Duhet të përfshihet? A jeni i përfshirë?
Presidenti Topi: Jo. Jo, nuk mendoj që Presidenti në këtë fazë duhet të jetë i përfshirë në këto bisedime. Ky moment është ekskluzivitet i aktorëve parlamentarë. Është një çështje ekskluzive e tyre. Natyrisht, nuk ka të bëjë thjesht me atë gjë që Presidenti është në afatin terminal të mandatit, por është një çështje që ka të bëjë me pushtetin në politikë legjislative.
Gazetari: Zoti President, pak ditë më parë, ju ishit në takimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku mbajtët dhe një fjalim të rëndësishëm në sallën plenare të OKB-së për Shqipërinë, dhe atje, patët mundësinë të jepnit një intervistë në ‘Zërin e Amerikës’, në Seksionin Shqip dhe atje jeni deklaruar për herë të parë qartë, prerë, dhe e keni shtjelluar tezën e Presidentit konsensual. Kritikët tuaj, menjëherë në këto ambiente, edhe formale, edhe informale, thanë që ju jeni njeriu më pak i përshtatshëm që për të diskutuar në lidhje me një President konsensual, nisur nga mënyra se si ju keni ardhur në këtë detyrë. Keni diçka për të thënë dhe si mund t’u përgjigjeni atyre?
Presidenti Topi: Unë mendoj që kthimi në votimin me 71 vota nuk ishte një opsion që u përkrah nga unë, pra, me ndryshimet kushtetuese në vitin 2008. Unë e di që jam zgjedhur me Kushtetutën e vjetër, jam zgjedhur me 85 vota. Pra, askush nuk është në gjendje që të japë një interpretim tjetër nga ajo çka presupozon numri 85. Pra, në rast se Kushtetuta e jep që 3/5 e votave, janë 84 vota, që presupozojnë një mbështetje e gjerë në Parlament, unë jam nga ato raste që jam votuar me 85 vota. Pastaj, çfarë flitet, si komentohet, ç’qëllime kanë, a janë të besueshëm, a s’janë të besueshëm, natyrisht unë nuk i takoj pjesës së këtij niveli, që merret gjithë ditën, nga mëngjesi deri në darkë me interpretime, aq më shumë të pozicionuara subjektivisht për të sulmuar Presidentin.
Gazetari: Unë kam një insert të shkurtër të 20 korrikut 2007, katër ditë para se ju të zgjidheshit President, ku zoti Edi Rama, me cilësinë e Kryetarit të Partisë Socialiste dhe liderit të opozitës, është prononcuar për procesin që ju çoi ju drejt pozicionit të Presidentit të Republikës. E ndjekim dhe komentojmë.
Insert:Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama:: Do të doja ta uroja Presidentin e ri të Republikës, por ai nuk e meriton sot urimin e Partisë Socialiste, jo vetëm sepse është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ndërtimin e procesit të turpshëm korruptiv që e vuri në krye të Shtetit, por edhe sepse në deklaratën e tij të parë, nuk foli si President i të gjithëve, por si vartësi i Doktor Berishës. Për sot, Bamir Topit mund t’i them vetëm se duhet t’i vijë turp!
Gazetari: Në fakt, a ju vjen turp, zoti Topi?
Presidenti Topi: Është mirë që njerëzit të shprehen edhe kur mbaron afati kushtetues i Presidentit për të bërë diferencën. Unë sigurisht që nuk e kam pasur në dorë procesin e zgjedhjes. Procesi, sikurse thashë, ka qenë plotësisht brenda normave kushtetuese. Unë mund të gjykohem mbas mbarimit të mandatit, nëse ushtrimi i detyrës është bërë ashtu sikurse e kërkon fryma e Kushtetutës, apo është bërë ashtu sikurse është paragjykuar. Unë e di që zoti Rama ka qenë nga të parët që ka ardhur dhe ka uruar në zyrë, në një afat kohor të shkurtër, nga momenti i deklarimit në këtë mënyrë. Pra, unë gjithmonë kam qenë koherent në deklaratat e mia. Nuk kam bërë deklarata emocionale. Në rast se do t’i rikthehemi një deklarate, e cila përbën kontradiksion me atë që unë kam thënë më vonë, atëherë juve mund të keni të drejtë që të thoni që zoti Topi, juve nuk keni qenë koherent. Por, unë e kam vlerësuar gjithmonë si një deklaratë të nxehtë politike, nisur edhe nga një dëshpërim i momentit, kur të tjera plane ndoshta kishin bërë, dhe të tjera u dolën.
Gazetari:Cili ishte plani në fakt?
Presidenti Topi: Jo, unë besoj të tjera. Përderisa ka pasur reagim emocional të asaj natyre, unë ia lë gjithmonë një emocioni të çastit dhe një pasioni të çastit.
Gazetari: Në atë kohë, para 5 vjetësh, ashtu sikundër dhe sot, kishte një proces takimesh. Ju keni qenë pjesë aktive, se keni qenë dhe Nënkryetar i Partisë por dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Por zoti Rama dhe zoti Berisha nuk u morën vesh, u tha, për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Konfirmohet?
Presidenti Topi: Pyetje është kjo?
Gazetari: Gjatë bisedimeve për Presidentin, nuk është rënë dakord mes zotit Rama dhe zotit Berisha për një emër konsensual, sepse nuk janë marrë vesh për një pazar në lidhje me Prokurorin e Përgjithshëm.
Presidenti Topi: Jo, nuk kam dijeni për këtë gjë.
Gazetari: Nuk keni dijeni?
Presidenti Topi: Jo, jo, absolutisht!
Gazetari: Natyrshëm kemi hyrë në një retrospektivë të të gjithë mandatit tuaj zoti President. Është e natyrshme në fakt të bëhet për një pozicion kaq shumë të rëndësishëm për një periudhë kaq shumë të vrullshme, por edhe për një periudhë ku ka pasur vendime dhe momente jashtëzakonisht të rëndësishme për Shqipërinë?
Presidenti Topi: Padyshim.
Gazetari: Ka pasur dy palë zgjedhje, zgjedhjet e përgjithshme të 2009-ës, zgjedhjet lokale të 2011-ës. Ka pasur marrje ftese nga Shqipëria për t’u anëtarësuar në NATO dhe ka pasur një anëtarësim me të drejta të plota të Shqipërisë në NATO. Ka pasur liberalizim të procesit të vizave, por ka pasur dhe problematika të tjera, siç kanë qenë ngjarjet e Gërdecit apo 21 janari? Dhe do të doja t’i rishikonim në atë aspekt që nuk janë parë më përpara për shkak edhe të pozicionit dhe sigurisht le të themi, kufizimeve që të jep shpesh herë ky pozicion, apo jo?
Presidenti Topi: Atëherë, në mënyrë kronologjike, do të jap momentet më të rëndësishmem që janë të rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por kanë qenë shumë emocionale edhe për mua.
Gazetari: Do bëjmë një pakt që t’i ndajmë bashkë, që edhe teleshikuesit t’i gëlltisin?
Presidenti Topi: Atëherë, ashtu sikurse ju e dini shumë mirë, më shumë se kushdo tjetër unë nuk kam dijeni për pyetjet që jo do të bëni, as për natyrën e emisionit. Jua rrëfej sinqerisht këtë, sepse kam qenë shumë i angazhuar. Por orientoheni bisedën dhe unë të përgjigjem.
Gazetari: Në rregull. A ka qenë zgjedhja juaj me 6 mandate nga deputetët e Partisë Socialiste një proces korruptiv apo ka qenë me vullnet politik?
Presidenti Topi: Absolutisht e dyta, vullnet politik! Ju e dini fare mirë që pozicioni i përkrahësve të zotit Nano në atë kohë, ka qenë i rëndësishëm për ta bërë Shqipërinë me President.
Gazetari: Ju, në atë kohë, keni pasur takime me Nanon, negociata në lidhje me këtë çështje?
Presidenti Topi: Unë personalisht jo, por interlokutorë po.
Gazetari: Si e vlerësoni pozicionin e Nanon në atë kohë, në këtë proces?
Presidenti Topi: Unë e kam thënë dhe diku tjetër, i jam mirënjohës, jo në sens personal. Natyrisht mirënjohja është edhe në sensin personal, por ai kontribuoi në atë kohë për të bërë Shqipërinë me President, për të përmbushur një pozicion shumë të rëndësishëm dhe për të mos kaluar në një krizë. Nga kjo pikëpamje, pavarësisht pozicionimeve politike dhe interpretimeve që bëjnë palët, unë i jam mirënjohës pikërisht për koherencën e tij në funksion të plotësimit të një vendi, sikurse është pozicioni i Presidentit të Republikës.
Gazetari: Do të donit t’ia kthenit këtë mirënjohje tani që zoti Nanon ndoshta ka nevojë për këtë?
Presidenti Topi: Në ç’mënyrë? Mirënjohja është personale, por mirënjohja padyshim nuk lidhet me detyrime të një natyre që sigurisht kanë të bëjnë me përgjegjësi institucionale që s’i kam unë, i kanë të tjerët. Mirënjohja është shumë njerëzore dhe unë më shumë se kaq që po e them publikisht, besoj që është e mjaftueshme.
Gazetari: Zoti President, me ardhjen tuaj në Presidencë, u dha një shembull pozitiv në kulturën demokratike të vendit, për shkak se u bë me një ceremonial, ashtu siç ishte bërë dhe më parë nga zoti Meidani me zotin Moisiu. Por u shtjellua një përvojë, një praktikë, me një ceremonial të rregullt, mbaj mend në Pallatin e Brigadave festën, pritjen, janë dhe pamjet ndërkohë. Zoti Moisiu, me shumë dinjitet, ju priti dhe ju gjithashtu e përcollët. Do e prisnit në të njëjtën mënyrë dhe do iknit në të njëjtën mënyrë edhe me pasardhësin ose me pasardhësen në këtë detyrë?
Presidenti Topi: Nuk keni nevojë ta bëni këtë pyetje. Në rast se ju keni parë mënyrën e sjelljes sime, unë kam një sjellje qytetare dhe institucionale, që do të thotë që sikurse është Protokolli i Shtetit, unë jam respektues i rregullit dhe i Protokollit të Shtetit.
Gazetari: Pra, do të vijojë?
Presidenti Topi: Po, natyrisht, derisa ne flasim për rëndësinë e Institucionit, kur brenda është dhe personi, padyshim që do ketë respektin e plotë.
Gazetari: Një nga vendimet e apra, zoti President, që keni marrë, ka qenë shkarkimi i zotit Theodhori Sollaku, Prokurorit të Përgjithshëm. Ka qenë pjesë e marrëveshjes me zotin Berisha dhe partinë tuaj, apo...?
Presidenti Topi: Absolutisht nuk ka pasur asnjë lloj marrëveshje! Unë e kam thënë dhe herë tjetër, që para se të bëhesha President, kam qenë Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Dhe kam qenë pjesë e atij pozicionimi që ishte politik, por edhe institucional, sepse edhe opozita, edhe mazhoranca në Parlament, përbëjnë një institucion. Dhe kam qenë pjesë e atij vullneti për të mbajtur një qëndrim ndaj Institucionit të Kryeprokurorit. Dhe është e natyrshme që me kalimin tim në Presidencë, vazhdova të mbaj të njëjtin vullnet, i bindur për gjithçka ne kishim artikuluar lidhur me pozicionin e Kryeprokurorit, padashur që ta lidh këtë me emrin, nominalisht të personit Theodhori Sollaku, dhe mbi bazën e kësaj bindjeje, unë kam mbajtur një qëndrim të painfluencuar në mënyrë absolute nga influenca e askujt. Ka qenë qëndrim i imi, në vullnet të plotë, për të dekretuar pikërisht atë vendim që kishte ardhur nga mazhoranca parlamentare.
Gazetari: Në atë kohë, si zëvendës i zotit Sollaku u qarkullua jo për pak orë, emri i zotit Shkëlqim Hjadari. Pse nuk u bë zoti Hajdari Kryeprokuror?
Presidenti Topi: Para se të pyesni pse s’u bë, duhet të vërtetoni nëse janë të vërteta këto që juve ...
Gazetari: A janë në fakt?
Presidenti Topi: Natyrisht që nuk është pjesë e ... Presidenti nuk është pjesë e thashathemnajave publike, absolutisht. Unë deri tani u mundova të interpretoj, të shpjegoj që në qëndrimet e mia ka vetëm qëndrim institucional, zyrtar. Asnjëherë nuk është diskutuar për këtë. Natyrisht, brenda një procesi mund të ketë opsione të ndryshme, mund të vijnë emra të ndryshëm, dhe meqënëse ra fjala, unë dëshiroj që edhe publikisht të them që e vlerësoj shumë figurën e zotit Hajdari, si një profesionist me përvojë, i cili është në një pozicion të nderuar, i cili mund të meritonte, mund të meritojë edhe në perspektivë, të mbulojë një pozicion të tillë të rëndësishëm, por që s’varet nga unë.
Gazetari: Si është e vërteta në fakt dhe si u shkua deri tek Ina Rama?
Presidenti Topi: Në procese të tilla, patjetër që Institucioni tenton që të marrë emra dinjitozë, me një “background profesional, emra të cilët gëzojnë integritet, dhe kjo ka qenë një periudhë kur është konsultuar, sepse pozicioni i Kryeprokurorit patjetër është një pozicion shumë i rëndësishëm. Dhe besoj që zgjedhja ka qenë racionale.
Gazetari: Zgjedhja ka ardhur me mazhorancën?
Presidenti Topi: Jo, ka qenë një propozim i imi, absolutisht i imi. Unë zonjën Rama deri në atë moment, nuk e kisha njohur, por përshtypjet erdhën shumë pozitive nga bashkëpunëtorë të mi, por dhe nga njerëz që e kishin njohur në jetën civile dhe në jetën profesionale, dhe ishte një emër që u përzgjodh dhe u votua jo pak në Parlament. Por dhe mbas kaq vitesh bashkëpunim, unë them që ka qenë zgjedhje racionale, për të cilën unë vërtet jam i gëzuar që kam bërë atë zgjedhje.
Gazetari: Pra, nuk jeni bërë pishman?
Presidenti Topi: Jo. Absolutisht jo!
Gazetari: Në fillim, raportet mes jush dhe mazhorancës, që ju kishte propozuar dhe më së shumti kishte ndihmuar me votat e saj që ju të bëheshit President, ka qenë njëra për një periudhë relativisht, le të themi jo dhe aq të gjatë, por rreth një vit, një vit e më shumë, ndodhën disa zhvillime në atë kohë. Ka qenë marrja e ftesës për në NATO e Shqipërisë, por ka qenë dhe ngjarja e Gërdecit, ka qenë dhe anëtarësimi në NATO, dhe kështu me radhë. Ka pasur një moment në lidhje me çështjen e Gërdecit që ju duhet ta kishit menaxhuar më mirë publikisht në pozicionin që ishit?
Presidenti Topi: Kur kalojnë vitet, të parët që s’duhet të harrojnë, do të jenë analistët dhe gazetarët. Unë mendoj që mbledhja e menjëhershme e Këshillit të Sigurisë me nevojën për raportim nga të gjitha institucionet, me një qëndrim të hapur, transparent, dhe patjetër duke qenë përçues i një linje reale, çka ndodhur me Këshillin e Sigurisë Kombëtare për publikun, unë mendoj që ka qenë reagimi i duhur për situatën. Ajo ngjarje pastaj vijoi me të gjitha procedurat e karakterit ligjor, por keqardhje përtej asaj që ndodhi, natyrisht një tragjedi e atyre përmasave, është në vazhdim pikërisht ajo për të cilën ne kemi folur vazhdimisht që ende nuk është dhënë verdikti dhe nuk ka përfunduar si proces gjyqësor, pra, një proces i cili u zgjat për shumë arsye, për shkak edhe të procedurave, lojrave të avokatëve për ta shtyrë procesin. Di që ka qenë një proces mjaft i mundimshëm për gjyqtarët dhe mund të them që trupa gjyqësore, të cilën e kam ndjekur me shumë kujdes, ka qenë shumë e impenjuar por gjithsesi, për një proces kaq të rëndësishëm, kaq vite, praktikisht po i afrohen pesë viteve gradualisht, janë katër vite e gjysmë, është një periudhë shumë e gjatë, e cila kurrsesi nuk duhej të shkonte kaq gjatë. Njerëzit kanë nevojë jo thjesht, familjarët e viktimave të Gërdecit, por dhe opinioni publik, kanë nevojë që të shohin se si drejtësia ka thënë fjalën e saj në mënyrë definitive.
Gazetari: Po, por ka 26 të vrarë, asnjë të dënuar dhe asnjë akuzë për vrasje, ndërkohë në atë kohë u tha që shteti dhe institucionet kishin për detyrë ta parandalonin, nuk e bënë detyrën e tyre dhe është përfolur shumë për presione politike në lidhje me këtë çështje.