Kryeministri Berisha takon Senatorin e SHBA zotin James Inhofe
Kryeministri Berisha dhe znj. Berisha pritën sot Senatorin e SHBA, z. James Inhofe i cili shoqërohej nga Ambasadori i SHBA në Shqipëri, z. Aleksandër Arvizu dhe Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave z. Fatmir Mediu, të cilët shoqëroheshin edhe nga bashkëshortet përkatëse.
Kryeministri Berisha i uroi mirseardhjen në Shqipëri Senatorit Inhofe dhe i shprehu mirënjohjen e thellë për Senatin e SHBA-ve, për të gjithë mbështetjen e pakursyer që i ka dhenë Shqipërisë në 20 vitet, në përpjekjet e saj për ndërtimin e demokracisë.
Në takim, Kryeministri vlerësoi lart votimin historik të Senatit të SHBA-ve për pranimin e antarësimit të Shqipërisë në NATO, duke theksuar se ai moment me rëndësi të jashtëzakonshme është vetëm një nga momentet kur Senati ka mbështetur me votën e tij fatet e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë dhe kudo në Ballkan.
Për nder të Senatorit Inhofe dhe miqve të tjerë, kryeministri shtroi një drekë në rezidencën qeveritare.
25/05/2012