E Diel, 1 Nëntor 2026

Interviste me Jakup Krasniqin Mocioni i domosdoshem per shpalljen e zgjedhjeve te jashtezakonshme

DW Zoti Krasniqi duke pasur parasysh situaten aktuale ne Kosove pa president pa shef policie pa guvernator dhe pa buxhet te miratuar per vitin e ardhshem a e pranoni dhe ju qe ka krize instuticionale dhe politike

Jakup Krasniqi Po nisur nga ky aspekt mund te duket se Kosova eshte ne nje krize institucionale por nje krize institucionale e parashikuar edhe me Kushtetuten e Kosoves nje lloj krize qe shume vende demokratike e kane perjetuar dhe tejkaluar. Mendoj qe kete krize Kosova shpejt do ta kaloje pasi dje nje mocion i 40 deputeteve te Kuvendit te Kosoves eshte administruar dhe brenda nje jave pritet qe Kuvendi i Kosoves te shpalle diten e zgjedhjeve te jashtezakonshme ne afatin prej 40-45 ditesh. Mendoj ne nje forme ose nje tjeter institucionet dhe administrat po i kryejne detyrat dhe pergjegjesite e veta. Keshtu qe brenda afatit te parapare kam besim te plote qe do te dalin institucionet e reja qe do ti marrin pergjegjesite e qe do te cojne me tej zhvillimet ne vend.

DW Zoti Krasniqi a ishte patjeter i nevojshem ky mocion Pra vete kryeministri dhe ju nuk e shperbenit parlamentin pasi koalicioni qeverises deshtoi

Jakup Krasniqi Jo. Mocioni ishte i domosdoshem. Nuk do te mund te behej per shkak se njera nga partite doli papritur nga koalicioni dhe qeveria mbeti ne minorance dhe shtrohej ne keto kushte domosdoshmeria e nje mocioni per te dale me shpejt te themi nga kjo krize institucionale.

DW Situata vjen ne nje kohe kur nderkombetaret po insistojne per fillimin e dialogut me Serbine perfundimisht a do te kete dialog me Beogradin ne keto kushte qe eshte Prishtina

Edhe ne keto kushte mund te nisin bisedimet pergatitore me Serbine

Jakup Krasniqi Ne e konsiderojme qe per dialogun qe eshte folur kaq shume ne keto kushte palet nuk jane te pergatitura te dialogojne. Nese shkojme ne zgjedhje te jashtezakonshme dhe sipas te gjitha gjasave do te shkojme do te ishte shume mire qe me konstituimin e instuticioneve te reja te dale nga zgjedhjet te fillohej edhe procesi i bisedimeve. Por nuk perjashtohet mundesia qe edhe ne kete faze te bisedohet mbi disa parapergatitje per fazen e dialogut mes Prishtines dhe Beogradit dhe qe keto bisedime te monitoroheshin sigurisht nga Bashkimi Europian.

DWKjo krize institucionale nxori ne pah edhe kriza te tjera sic ishte ajo ne LDK partia deri dje ne koalicion ku doli zyrtarisht edhe fraksioni i Bukoshit. Po Partia Demokratike e Kosoves a ka te tille probleme brenda rradheve pra eshte ajo monolite unike per te sfiduar partite rivale te vjetra dhe te reja qe do te perballen ne keto zgjedhje te reja

Jakup Krasniqi Ne vendet e tranzicionit sic eshte Kosova e cila ka hyre ne kete faze me vone se gjithe vendet e tjera dalin ne skene edhe pretendimet e tjera brenda per brenda partive politike per te pasur pushtet per te pasur ndikim dhe ndoshta edhe per tu profilizuar. Por per sa i perket partise demokratike mund tju them se ajo para pak ditesh beri Kuvendin e saj ku zgjodhi kryetarin dhe organet drejtuese partiake dhe me kete kjo parti vazhdon te jete me e unifikuara dhe partia me e madhe si dhe ne nje fare menyre edhe partia me pergjegjese per ti marre ne dore proceset politike qe duhet te zhvillohen dhe qe do te zhvillohen ne Kosove.

DW Zoti Krasniqi Serbia mori driten e gjelbert nga Brukseli per negociatat per anetaresim ne BE nderkohe qe Kosova me zhvillimet e fundit ben nje hap prapa TI e vleresoi si vendi i fundit ne Ballkan ne luften kuder korrupsionit. Cili eshte mendimi juaj per kete

Jakup Krasniqi Ne e kemi pershendetur dhe skemi asgje kunder asaj qe Brukseli i hapi rrugen dhe perspektiven Beogradit drejt anetaresimit ne BE por nga ana tjeter mund tju them qe edhe Kosova ka bere hapa te rendesishem perpara. Gjithashtu mes Kosoves dhe Beogradit ka edhe nje dallim qe duhet permendur Jo per faktin qe ne Beograd gjendja eshte me e mire jo se ne Beograd nuk ka korrupsion apo krime te organizuara por per faktin se vendet e Bashkimit Europian nuk jane unike ndaj politikes ne Kosove. Kemi ende pese vende ne BE qe hezitojne qe ta njohin Kosoven si shtet te pavarur dhe sovran. Mendoj se ne kete rrafsh kjo eshte pengesa kryesore qe i behet Kosoves nga Brukseli. Nga ana tjeter Kosova eshte vendi me i ri ne rajon ka konsoliduar te gjitha institucionet e shtetit duke perfshire institucionet e pavaruara. Ne keto 2-3 vite ka pasur te arritura te medha ndonese i duhet kohe dhe hapesire per te luftura te gjitha dukurite negative qe shfaqen ne keto raste ne vendet qe jane duke kaluar tranzicionin.

Perseritja e koalicionit PDK-LDK ne pikepyetje

DW Ne opinion u krijua pershtypja se LDK eshte fajtore per krizen edhe nga PDK ka pasur te tilla akuza. Pra koalicioni PDK-LDK deshtoi. Por ky koalicion a mund te perseritet pas zgjedhjeve zoti Krasniqi nese ka qene i sukseshem pavaresisht nga kjo qe ndodhi

Jakup Krasniqi Realisht koalicioni qeverises per periudhen tre vjecare ka pasur sukseset e saj te medha dhe ka qene nje koalicion qe ka ndikuar shume ne stabilitetin politik dhe ekonomik te vendit nje koalicion qe ka arritur te krijoje te gjitha institucionet e Kosoves. Ka qene nje koalicon qe si ne planin e brendshem por vecanerisht ne ate te jashtem ka pasur suksese duke filluar qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves krijimi i simboleve te shtetit si dhe si sukses ne planin e politikes se jashtme njohja e Kosoves nga rreth 70 vende te botes mendimi pozitiv nga Gjykata Nderkombetare e Hages per Kosoven dhe se fundi rezoluta e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se nga e cila ne nje forme apo tjeter njihet shteti sovran i Kosoves. Keto jane rezultate te dukshme dhe te prekshme te koalicionit qeverises mes dy partive. Por nese do te perseritet ky koalicion apo jo varet shume nga rezultati i zgjedhjeve edhe per nje arsye tjeter se ne LDK kemi formimin e grupacioneve te ndryshme te njerezve qe vrapojne per pushtet per te marre kreun e kesaj partie dhe nuk dihet si do te dale kjo parti ne zgjedhjet e ardhshme. Por ne fund te fundit mendoj qe ne Kosve ka aq shume parti qe mund te behet koalicion edhe duke lene nje subjekt te madh politik dhe duke e lene ate ne opozite. Kjo do te ishte e shendetshme edhe per demokracione qe po zhvillohet ne Kosove.

Autor Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›