Per here te pare vjen ne shqip vepra e plote e shkrimtarit gjerman Georg Bhner

Drama Vojcek Woyzeck e shkrimtarit gjerman Georg Bhner u vu ne skene nga studentet e drames ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane ne mbremjen e prezantimit te botimit ne shqip te vepres se tij te plote.
Drama u shkrua ne vitin 1836 kur autori ishte 23 vjec. Ajo pershkruan dramen e nje ushtari te thjeshte Franz Vojcek qe therr me thike te dashuren e vet per motive xhelozie. E vene ne skene 80 vjet pas krijimit te saj me 1913 ne Mynih ajo mbetet nje nga dramat gjermane me te luajtura ne skenat e botes. Ne Shqiperi ajo u vu ne skene per here te pare kete vit nga studentet e Akademise se Arteve te Bukura.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Georg Bchner dramaturg gjerman lindi me 17 tetor 1813 ne Goddelau prane Darmstadt-it vdiq me 19 shkurt 1837 ne Zyrih
Ardian Klosi perkthyes nga gjermanishtja ne shqip e vepres se plote te Georg Bhner ve ne dukje se ai eshte nje autor kaq i rendesishem i letersise gjermane saqe pikerisht emrin e tij mban cmimi me prestigjioz letrar i Gjermanise. Por cfare e ben Georg Bhner-in nje emer te shquar ne letersine gjermane Xhveshja e temave dhe personazheve te veta nga ngarkesa romatike dalja nga klasicizmi tek realizmi letersia moderne thote perkthyesi Ardian Klosi.
Atij i interesonte bota e njeriut sado e vrazhde te ishte ajo. Bhner arrin ta sjelle ate ne letersi me nje veshtrim prej mjeku psikiatri dhe kjo i jep nje kendveshtrim te vecante por gjithsesi talenti eshte i pashpjegueshem dhe nuk mund ta thuash pse pati kete fuqi ne nje moshe kaq te re. Natyrisht per te dhene gjeniun Bhner luajti rol dhe ndikoi atmosfera e Europes revolucionare e Frances ku ai studioi. thekson Ardian Klosi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Autori Ardian Klosi perkthyes i vepres se plote te Georg Bhner-it ne shqip
Veper me vlera aktuale edhe ne Shqiperi
Tema e revolucionit e dhunes e se keqes qe njeriu i ben njeriut eshte teme qendrore tek Bchner. Kjo teme ve ne dukje perkthyesi Klosi mbetet aktuale sot e gjithe diten edhe ne Shqiperi..
Kjo vlen per dhunen ne aspektin shteteror tek drama tjeter Vdekja e Dantonit por vlen edhe per dhunen ne aspektin privat familiar sikurse e ndeshim tek Voycek-u. Sot e gjithe diten degjon ne Shqiperi per vrasje me motive xhelozie. Bchner-i e ka marre personazhin e vet si ne nje laborator ka eksperimentuar me psikologjine e tij per te kuptuar motivet gjithe sa ndodh tek nje njeri qe arrin te beje nje vrasje. Prandaj ka nje vlere perhere aktuale.
Besimi tek njeriu
Duke prezantuar vlerat e vepres letrare te Bchner-it Jrgen Rehling nga departamenti i gjuhes gjermane ne Universitetin e Tiranes i sheh ato edhe nga kendveshtrimi i filologut. Jrgen Rehling thote se sot Bchner konsiderohet si autori i pare modern ne Gjermani dicka psh si Shekspiri ne Angli si shkrimtari qe modernizoi gjuhen gjermane. Gjuha qe ai perdori tingellon bashkekohore edhe sot e kesaj dite. Nderkohe qe paraqitet krejt i vecante ne dashurine per qenien njerezore.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jrgen Rhling nga departamenti i gjuhes gjermane ne Universitetin e Tiranes
Bchner beson ne qenien humane beson tek njeriu dhe e respekton ate. Ai gjeti tragjedine me te thelle tek ushtari Voycek qe ishte nje krijese e pervuajtur nje njeri i thjeshte. Ne kohen kur ai krijoi ishin vetem fisniket ata qe konsideroheshin te denje per te vuajtur kurse njerezit e thjeshte ishin te denje per komedine thote Jrgen Rehling.
Velllimi i plote i veprave ne shqip te Georg Bchner permban dy drama Vojcek dhe Vdekja e Dantonit komedine Leonce dhe Lena tregimin Lenci dhe pamfletin politik Mesagjeri i landit te Hesenit. Me botimin e tij lexuesve ne shqip u jepet vepra e nje gjeniu qe mbetet e vyer dhe aktuale edhe pas me shume se 170 vitesh nga krijimi saj.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Angjelina Verbica