Intervistë me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu
Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Klinton tha dje se administrata Obama do të vazhdojë mbështetjen për pavarësinë e Kosovës. Ajo u takua me Presidentin e shtetit të Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Zonja Klinton nënvizoi vazhdimësinë e mbështetjes amerikane për Kosovën përmes tre administratave. Administrata Obama shprehu angazhimin e saj për të ndihmuar Kosovën të fitojë ndihma dhe njohje të tjera ndërkombëtare.
Dje zonja Klinton në
një konferencë shtypi me dy udhëheqësit e Kosovës, tha se mbështetja
për vendin e ri është dypartiake dhe se Shtetet e Bashkuara do t'i
inkurajojnë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të
tillë. Sekretarja Klinton vlerësoi gjithashtu udhëheqjen e drejtuesve
të Kosovës gjatë këtij viti.
Presidenti Sejdiu
dhe Kryeministri Thaçi u takuan dje edhe me zëvendës presidentin
amerikan Joe Biden, i cili si senator ka ndikuar aktivisht në politikën
e administratës për Ballkanin. Në takimin me Presidentin dhe
kryeministrin e Kosovës, nënpresidenti Bajden ritheksoi me forcë
mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën e pavarur dhe u zotua
të vazhdojë përpjekjet e Amerikës për të nxitur vende të tjera ta
njohin shtetin e ri. Zoti Bajden vlerësoi lart edhe përpjekjet e
qeverisë së Kosovës për një shoqëri shumetnike, duke respektuar të
drejtat e pakicave.