Ministri Basha hedh poshte akuzat e prokurorisë për abuzimet me me rrugën Durrës-Kukës

Ish- ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, hodhi poshtë akuzat për shpërdorim detyre lidhur me rrugën Durrës- Kukës, akuzë e ngritur ndaj tij nga Prokuroria e Përgjithshme. "Parashtruam në Gjykatën e Lartë të gjitha shkeljet ligjore dhe Kushtetuese të bëra nga Prokuroria", tha ministri Basha në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës së sotme në Gjykatën e Lartë. Basha akuzohet nga Prokuroria e Përgjithshme për abuzime lidhur me procedurat e ndjekura për ndërtimin e rrugës Durrës -Kukës në kohën kur mbante postin e ministrit të Punëve Publike. Së bashku me të, Prokuroria akuzon edhe ish -drejtorin juridik të kësaj ministrie, Andi Toma.
...