E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interviste me eurodeputeten Doris Pack

Pyetje Zonja Pack situata politike ne Shqiperi ka arritur kulmin pas publikimit te video-s per korrupsion te ish zevendeskryeministrit Ilir Meta. Kjo ka thelluar me tej hendekun mes dy kampeve politike. Cili eshte mendimi juaj per kete gjendje

Doris Pack Situata eshte e trishtueshme situata tani po eskalon. shte ne rregull qe Ilir Meta dha doreheqjen. Por ne Shqiperi ka vazhdimisht te akuzuar per korrupsion vazhdimisht njera pale fajeson tjetren. Natyrisht qe opozita e shfrytezon kete sa te mundet por kjo e tera mund te rezultoje ne bumerang. Por e trishtueshme eshte qe situata politike ne Shqiperi e ben te veshtire punen. Shume ligje nuk kane mundur te miratohen ne parlament per shkak se kerkohet nje shumice votash me e madhe se sa fraksionet qeveritare. E tera klima politike eshte helmuar. Kur lexon gazetat e perditshme pyet kur do te marre fund kjo dhe kur qytetaret e Shqiperise do ta humbasin durimin. Protestat e vazhdueshme te opozites dhe kercenimet jane teresisht kontraproduktive. Une mund te them se situata tani ne Shqiperi eshte per te ardhur keq.

Pyetje A jane vene ne pikepyetje institucionet e Shqiperise Kam parasysh ketu debatet mjaft te ashpra ne parlament. Kultura e nje parlamenti te mirefillte demokratik duket se eshte larg kritereve qe kerkon BE zonja Pack.

Doris Pack Jo. Une mendoj se institucionet jane aty. Qeveria punon tani nje minister u terhoq dhe ai eshte zevendesuar gje qe ndodh shpesh ne Shqiperi. Pra qeveria punon parlamenti eshte i zgjedhur dhe po punon. Nuk ka arsye qe opozita te thote se ky parlament nuk eshte legjitim. Ka vetem sulme te vazhdueshme nga opozita por qe nuk ka shkuar asnjehere ne gjykaten kushtetuese gje qe ben qe opozita te mos marre pjese rregullisht ne parlament. Institucionet mund te funksionojne edhe parlamenti funksionon por kur atij i duhet nje shumice e madhe nuk funksionon. Kjo vjen nga mosbashkepunimi me opoziten.

Pyetje Me 21 janar opozita do te organizoje nje proteste te madhe per largimin e qeverise Berisha. BE ben thirrje per dialog politik. Si mund te arrihet deri aty

Doris Pack Kam kohe qe degjoj per organizimin e demonstratave te medha ose me pak te medha apo greve urie. Kjo nuk eshte politike. Kjo eshte nje loje e papare ne kurriz te popullit. Njerezit presin qe deputetet qe ata i kane votuar te bejne politike te flasin ne parlament per problemet e tyre. Kur je ne opozite nuk mund te arrish te gjitha ato kur je ne qeveri. Por kjo eshte normale ne cdo system demokratik. Dhe keto protesta nuk ndihmojne askend dhe vec kesaj demtojne imazhin e Shqiperise. Dialogu politik do te ishte i domosdoshem. Por politikanet duhet te jene te gatshem te punojne per kete. Ata duhet te jene te hapur po ashtu per nje dialog. Qe te jesh i hapur do te thote qe te besh kompromis dhe jo vetem te protestosh.

Pyetje A do te ishte zhvillimi i zgjedhjeve te parakohshme nje zgjidhje perfundimtare e krizes politike qe po zgjat prej gati 20 muajsh ne Shqiperi zonja Pack

Doris Pack Kjo do te varej nga perfundimi i tyre. Nese ato perfundojne me rezultatin e fitores se socialisteve atehere ata do te kene arritur ate cka duan por ne kete moment situata do te ishet e tille ku opozita e perbere nga partia demokratike dhe parti te tjera do te ngrinin pyetjen a mund te njihet kjo qeveri. Pra loja politike eshte shume e keqe. Ne demokraci duhet te pranosh qe ke nje shumice apo qe je ne nje pakice. Keshtu eshte per te gjithe ne te gjithe vendet. Por kjo nuk i pershtatet politikaneve ne Shqiperi qe nuk kane sens demokratik. Kush e ka pushtetin do ta ushtroje ate dhe te tjere deshirojne qe ai te mos e ushtroje pushtetin. Kjo eshte nje loje e tmerrshme dhe ne qofte se te dyja palet nuk i japin fund sa me shpejt kesaj do te jete shume e erret e ardhmja e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Ne presim qe politikanet ne kete vend te flasin me njeri-tjetrin qe te zgjidhin me njeri-tjetrin problemet dhe jo vetem me kokefortesi deshirojne vetem te protestojne dhe me protesta duan te rrezojne qeverine nje qeveri qe eshte legjitime ne pune dhe duhet te vazhdoje punen. Protestat mund te behen kunder projektligjeve te vecanta por jo kunder nje qeverie qe eshte ne detyre per te cilen nuk mund te thuash qe e ka kete detyre ne menyre te paligjshme.

Intervisten e zhvilloi Mimoza Cika- Kelmendi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›