do gje gati per rivotim - Zgjedhjet e se dieles ne Mitrovice

Afro 80 mije qytetare te Mitrovices te dielen do tu drejtohen serish kutive te votimit per te votuar kandidatet per deputete ne kuvendin e Kosoves. Vendimi per rivotim edhe ne qytetin e Mitrovices u vendos pas parregullsive te shumta qe u shenuan ne zgjedhjet e 12 dhjetorit te vitit te shkuar. Ne Mitrovice do te hapen 30 qendra votimi me afro 130 vendvotime. Qendra votimi do te hapen edhe ne veri te Mitrovices e banuar me shumice serbe. Para mbajtjes se zgjedhjeve me 12 dhjetor autoritetet e Serbise paten thene se nuk jane permbushur kushtet per pjesemarrjen e serbeve kosovare ne zgjedhje. Megjithate ne Kosoven qendrore u shenua pjesemarrje e kenaqshme e serbeve ne zgjedhje por jo ne veri te vendit.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Valdete Daka kryetare e KQZ-se
Kryetarja e KQZ-se Valdete Daka thote per Deutsche Welle se ky mekanizem ka bere gati gjitha pergatitjet teknike per te mundesuar mbajtjen e rivotimit edhe ne veri te Mitrovices. Kesaj radhe KQZ do te ndihmohet teknikisht edhe nga nje organizate amerikane.
Ne jemi te obliguar qe te gjitheve tu japim mundesine e barabarte per te votuar ndersa eshte ceshtje e serbeve nese ata duan te marrin pjese ne zgjedhje apo jo thote Valdete Daka. Rivotimet ne Mitrovice do te vezhgohen nga afro 1200 vezhgues vendas dhe nderkombetare. Vezhguesit nderkombetare kesaj radhe do te jene nga perfaqesite diplomatike ne Kosove nen kordinimin e shefit te Zyres Civile Nderkombetare Peter Feith.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Peter Feith shefi i Zyres Civile Nderkombetare Pas zgjedhjeve nje qeveri me duar te pastra
Rivotimi i se dieles ne komunen e Mitrovices sipas analisteve pritet te shenoje edhe fundit e procesit zgjedhor per zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare. Partia Demokratike e Kosoves ne baze te rezultateve te deritashme ka fituar me se shumti vota dhe sipas kreut te saj Hashim Thaci ai menjehere pas perfundimit te ciklit zgjedhor do te formoje qeverine. Shume diplomate nderkombetare ne Prishtine jane shprehur se qeveria e re e Kosoves duhet te jete me duar te pastra me njerez me kredibilitet dhe jo me njerez qe kane qene te denuar apo jane nen hetime.
Kete qendrim ka pasur edhe shefi i zyres nderlidhese te Komisionit Evropian ne Kosove Renzo Davidi. Mendoj se eshte ide shume e mire dhe eshte ide e cila duhet te perkrahet jo vetem nga komuniteti nderkombetar por gjithashtu edhe nga popullata ne Kosove. Mendoj se ka qene nje thirrje me autoritet dhe une e mbeshtes kete thirrje per nje qeveri me duar te pastra dhe mendoj qe eshte dicka shume me rendesi per Kosoven thote Renzo Davidi.
Zyrtare te LDK-se edhe pse presin perfundimin e rivotimit te Mitrovice tashme jane shprehur se kerkojne zgjedhje te reja ne vjeshte te ketij viti per faktin qe sipas tyre zgjedhjet kesaj radhe ne Kosove kane manifestuar probleme te shumta dhe si te tilla nuk e kane legjitimitetin e duhur.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Lindita Arapi