Rezoluta, krerët e Kosovës, të gjithë në New York
TIRANE-Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni do të udhëtojnë për në New York javën e parë të shtatorit.
Këtë e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi.
Atje do të qëndrojnë edhe homologët e tyre serbë. Rezultati i betejës së rezolutave do të mesohet para 14 shtatorit.
Krahas diplomatëve perëndimorë, presidenti, kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni do të përfshihen në lobimin kundër projektrezolutës serbe, të cilën Beogradi e ka deponuar për votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Shtete të fuqishme perëndimore që përkrahin Kosovën kanë paralajmëruar Serbinë se teksti i rezolutës së saj është i papranueshëm për shkak se bën thirrje indirekte për rifillim të negociatave për statusin.
Beogradi ka marrë mesazhe nga Brukseli dhe Washingtoni se do të rrezikojë integrimin në Bashkimin Evropian nëse insiston për hapje të çështjes së statusit të Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)