E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Efraim Diveroli arrestohet sërish për trafik armësh

FLORIDA-   Efraim Diveroli pronari, 24 vjecar, i kopmanisë AEY, i cili arriti të nënshkruajë një kontratë prej 300 milionë dollarësh me Pentagonin për blerjen e transportimin e municioneve nga Shqipëria në Afganistan do të përballet me akuza të reja federale.

Diveroli gyjkohej në gjëndje të lirë nga autoritetet amerikane për trafik armësh kineze, të cilat siguroheshin nga fabrika e Gërdecit për të furnizuar trupat paqëruajtëse në Afganistan.

Skandali u zbulua nga New York Times pak ditë pas shpërthimit tragjik të 15 marsit 2008 që i mori jetën 26 personave dhe mbi 300 u plagosën, si dhe u dëmtuan mbi 3000 subjekte.

New York Times informon se 24 vjecari u arrestuar të premten në Kontenë Brevard të Floridas Pasi kishte dalë jashtë zonës së urdhëruar nga gjykata, nga ku Diveroli nuk duhej të largohej deri në përfundim të gjykimit për akuzën e trafikut të armëve kineze të cilat siguroheshin nga Shqipëria.

Diveroli u ndalua nga agjentët e fshehtë ndërsa qëndronte ulur në një makine tip Audi, me municione në pjesën e pasme të automjetit.

Sipas Nju York Times, Gjykata Federale e Distriktit ne Orlando ka urdhëruar nisjen e hetimeve për një sipermarrje të zgjeruar kriminale nga Diveroli. Ai akuzohet për drejtimin e një kompanie fantazmë për tregti të jashtëligjshme armësh.

Një agjent i fshehtë kriminal ka zënë në gracë Diverolin- vazhdon shkrimi i New York Times "Arms Dealer Faces New Charges", i botuar dje në faqen online të gazetës me selin në Majemi.

Sipas dosjes se pqrpiluar pikërisht nga agjenti special Kevin McCann, Diveroli pqrshkruhet si drejtuesi i njq kompanie fantazëm të quajtur “Advanced Munitions” ne tentativë për tregti të jashtëligjshme armësh.

Dëshmia e dhënë nga agjenti special Kevin McCann, tregoi se Diveroli i cili nuk ka licensë federale për tregti armesh tentoi të bashkëpunonte me një tregtar të licencuar armësh për transportim municionesh dhe arme zjarri në SHBA.

New York Times shkruan se është e regjistruar biseda mes Diverolit dhe agjentit McCann, ndërsa i kërkonte ndihmë këtij të fundit për transportimin e armeve dhe municioneve për në SHBA. Vec kësaj, në bisedë e sipër, Diveroli i kishte ofruar agjentit, i cili hiqej si konsulent i një kompanie që kërkonte të importonte karikatorë për armë të kalibrit të rëndë, edhe ti shiste fishekë pistolete.

Duke mos ditur se McCann ishte agjent i fshehtë, ai i kishte kërkuar ndihmë për importimin e karikatorëve për armë të kalibrit të rëndë me 100 fishekë secili, nga një fabrikë e Koresë së Jugut për në SHBA. Diveroli shpresonte me këtë kontratë do të tregtonte rreth 120 mijë copë në vit.

Gazeta amerikane informon se të hënën gjykata refuzoi lirimin me kusht kundrejt një garancie financiare dhe e la në paraburgim

(s.g/NEW24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›