Inva Mula dhe Hetem Ramadani dhurojnë libra të Kadaresë
Fondacioni kulturor shqiptar HI Classic, i themeluar dhe i drejtuar nga Inva Mula dhe Hetem Ramadani, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, me rastin e 75-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, dhuruan 80 kolana të plota të veprës së Kadaresë botuar nga shtëpia botuese “Onufri”, për 50 biblioteka në Kosovë. Për këtë qëllim u zhvillua dhe një ceremoni në Amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Përshëndetën në këtë ceremoni shkrimtari Adem Demaçi dhe Sali Bashota, drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Ndërkohë në Tiranë 75-vjetori i datëlindjes së shkrimtarit do të festohet të hënën me një konferencë jubilare, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Studiues dhe njohës të veprës së shkrimtarit Ismail Kadare do të mbajnë referate mbi krijimtarinë e tij letrare, ndërkohë të ftuar do të jenë edhe personalitete të larta shtetërore