E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inva Mula, për shqiptarët e Maqedonisë

Pas shpalljes qytetare nderi e Komunës Çair dhe promovimit të suksesshëm të klipit dhe albumit të titulluar “Për ty atdhe”, organizuar nga Libraria e Çarshisë dhe Komuna Çair, sopranoja me famë botërore Inva Mula do të mbajë një koncert madhështor në Shkup, e shoqëruar nga Filarmonia e Shkupit.

Siç njoftojne mediat shqiptare, biletat do të jepen falas tek Libraria e Çarshisë, të cilat janë dhuratë nga Inva Mula. Shpërndarja e tyre ka nisur nga sot në orën 16:00 dhe do të vazhdojë deri të dielën, kur edhe do të mbahet koncerti.

Koncerti do të mbahet në sallën e madhe të Hotelit, Aleksandar Pallas, dhe për çdo pjesëmarrës në koncert do të ketë një CD nga këngët e koncertit. Koncerti i Shkupit do të jetë i të njëjtit format si ai që sopranoja mbajti në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›