Invalidët 1 vit pa rritjen e ndihmës ekonomike, kërcënojnë me protesta
Invalidët para dhe tetraplegjikë prej një viti nuk e kanë marrë ende rritjen e ndihmës ekonomike që ata përfitojnë për paaftësi për punë. Zëvendës presidenti i shoqatës së invalidëve para dhe tetraplegjikë, Ali Plaka deklaron se edhe pse ka një vendim qeverie që e çon përfitimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuar nga 870 lekë në 980 lekë, vendimi ende nuk ka gjetur zbatim.
I jemi drejtuar kryeministrit që ky vendim nuk po zbatohet dhe ai na përgjigjet që i ka miratuar që vjet fondet për ne. Ministri i Financave thotë se vendimi i qeverisë është por leke nuk kemi për tu dhënë. Ju takojnë me ligj por nuk kemi para për tua dhënë. shpjegon Plaka. Nëse nuk do të ketë një reagim nga institucionet shtetërore , para dhe tetraplegjikët paralajmërojnë se do të dalin në protesta. Sipas Këshillit të Ministrave, vendimi ka hyrë në fuqi më 1 janar dhe i shtrin efektet e tij financiare nga data 1 qershor e vitit që shkoi. Ndërkaq Ministria e Financave deklaron në përgjigjen që i ka kthyer shoqatës se ky fond prej 460 milionë lekësh duhet të përballohet nga Ministria e Punës.
Last Updated on E Hene, 12 Prill 2010 21:02