E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacientët zgjidhin qesen për pastrimin e spitalit

QSUT në krizë për detergjentë e për lecka, infermieret borxhtek pacientët


Në qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza aty ku pacientët shkojnë të kurohen e gjendet në mes rrëmujës e pavijoneve të papastra, e midis këtij kaosi pa fund ju duhet që për gjithçka ta fusin dorën në xhep, përpos kësaj ata duhet të pajtohen edhe me idenë që detergjentët e ndryshëm që blejnë për nevojat personale tua japin borxh edhe infermiereve apo pastrueseve të spitalit.

Sipas pacientëve nuk është normal fakti që në spital mos të ketë edhe gjërat më elementare, siç janë mjetet e pastrimit dhe për këtë duhet të merren masa serioze edhe nga Drejtoria e Spitalit por edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa nga ana tjetër janë vetë pastrueset dhe infermieret që e pohojnë faktin tepër problematik sipas tyre të mungesës së leckave për pastrim fshesave, detergjenteve etj. Është i bezdisshëm fakti që pothuajse çdo ditë shkojmë e ju kërkojmë detergjentë fshesa e gjithçka tjetër për pastrim pacientëve, por skemi çtë bëjmë edhe ne na vjen zor, u shpreh ditën e djeshme për gazetën një prej infermiereve të pavijonit të hematologjisë. Sipas saj të gjitha infermieret por edhe pastrueset kur ju kërkojnë detergjentë pacientëve ju vjen keq sepse është turp që spitali të pastrohet me detergjentët që blejnë pacientët me lekët e tyre. Përpos kësaj vetë infermieret por edhe pastrueset pohojnë edhe faktin se nuk furnizohen nga drejtoria rregullisht dhe kjo përbën ngërç në mungesën e vazhdueshme të materialeve për pastrim. Ngado që të hedhësh sytë si brenda edhe jashtë në dhoma apo në korridoret e ambienteve të Qendrës Spitalore Universitare, "Nënë Tereza" papastërtia është e vetmja gjë që të tërheq vëmendjen. Kudo letra të hedhura përtokë, mbeturina të flakura në ndonjë cep e më e keqja është se korridoret e spitalit të sëmundjeve të brendshme duket sikur nuk janë pastruar kurrë. Nga ana tjetër vetë pacientët e shtruar kudo në QSUT janë të detyruar ti pastrojnë dhomat e tyre pasi sanitaret përdorin vetëm leckën. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›