Invalidët pa pension, Totozani:Qeveria të zhbllokojë fondin
$(function() {
// Basic carousel, no options
$('#foo0_banner_dx4').carouFredSel();
// Basic carousel + timer
$('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({
items : 1,
direction : "down",
auto : {
easing : "elastic",
duration : 2000,
pauseDuration: 25000,
pauseOnHover: true
}
}).find(".slide").hover(
function() { $(this).find("div").slideDown(); },
function() { $(this).find("div").slideUp(); }
);
});
.list_carousel_banner_dx4 {
width: 636px;
height:100px;
overflow:hidden;
}
.list_carousel_banner_dx4 ul {
margin: 0;
padding: 0;
list-style: none;
display: block;
}
.list_carousel_banner_dx4 li {
width: 636px;
height: 100px;
padding: 0;
margin: 0;
display: block;
float: left;
}
TIRANE - Avokati i Popullit i kërkoi sot qeverisë shqiptare të mos pengojë më çeljen e fondit për pagesat e ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuar. Në një dalje të posaçme për mediat, përfaqësues të Avokatit të Popullit ka ngritur shqetësimin se nuk është hera e parë kur kësaj kategorie i refuzohet pagesa.
”Institucioni i Avokatit të Popullit, me keqardhje konstaton sërish një problem të përsëritur në lidhje me pagesat e aftësisë së kufizuar. Në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, ka vonesa në lidhje me kryerjen e pagesës mujore të Aftësisë së Kufizuar. Shqetësimet janë konstatuar nga ndihmëskomisionerët tanë në terrën, por na janë përcjellë edhe nga vetë përfaqësuesit e organizmave të këtyre personave.
Nisur nga kjo situatë, i tërheqim vëmendjen në mënyrë publike Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta si dhe Ministrisë së Financave, të realizojë menjëherë delegimin dhe çeljen e fondeve për këto pagesa. “- tha sot komisioneri i Avokatit të Popullit Arben Shkëmbi.
Respektimi i të drejatave të personave me aftesi të kufizuar është rekomandimi i 11 i Bashkimit Europian për të marrë statusin e vendit kandidat. Në Shqipëri numërohen rreth 152 mijë persona me aftësi të kufizuar, si të verbër, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, shumë prej të cilëve deklarojnë se nuk u respektohen të drejtat e përcaktuara me ligj, sikundër janë pagesat apo mungesa e shërbimeve për një jetë më të mirë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)