Qendra e jetimeve ne Tirane prej nje muaji pa drita
Ne kete dhome banojne tete burra, me i madhi 54 vjec dhe me i vogli 22 vjec. Jane jetime. Streheza iu eshte siguruar nga shteti. Rrefejne se nuk kane mundesi financiare te levizin diku tjeter.
Keta nuk jane te vetmit. Arjani ketu eshte rritur. Ketu po rrit edhe tre femijet e tij.
Vec kushteve te veshtira prej nje muaji po perballen edhe me mungesen e ujit dhe te dritave. Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Kushteve te Barabarta nuk ka paguar detyrimet.
Drejtori i Institutit Kombetare te Integrimit te Jetimeve thote se ne mungese te nje pergjigje nga institucionet shqiptare do te kerkoje nderhyrjen e institucioneve nderkombetare per zgjidhjen e situates.
Ne kete godine ne rrugen “Vasil Shanto” ne Tirane jane sistemuar rreth 50 jetime. Dikush me familjen, dikush i vetem, e te gjithe ne te njejtat kushte.