E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inventari u zbulimeve në Apoloni, nga bustet tek eshtrat e drerëve

Bilanci i gjetjeve në zonën perëndimore të Apollonisë në një kanal antik të shkarkimit të ujrave
nis me bustin e atletit, këmbën e shtatores së bronxtë të një fisniku ushtarak, bustin e mermertë të një gruaje si dhe frizet e portalit perendimor.
Gjetja e bustit të atletit u zbulua punëtori zbulues Rrapi Sindro, si dhe gërmuesit francezi Erik Folain
dhe studenti Arianit Buqinca.

Apollonia përsa i takon katër gjetjeve të skulpturave sipas drejtuesit të parkut Marin Haxhimihali
Përsa i takon rëndësisë i përket portalit që mbetet një dëshmi e hershmërisë së qytetërimit ilir.

Portreti i gruas dhe atletit sipas specialistit të arteve Ilir Zaloshnja kanë një veçori në asimetrine e stilizimit të tyre, veçori e artit romak.
Projekti i Apollonisë po vijon me gërmimet pranë oborrit me mozaik të gjetur në vitet 50 - të nga bashkpunimi me arkeologët sovjetike duke u shtrirë në një kanal shkarkues të tempullit. Deri tani sipas arkeologëve është zbuluar vetëm 10 për qind e pasurisë antike, ndërsa mbetet edhe 90 përqind për t'u zbuluar ende nga relika e kryeqendrës së lashtë. Ndërsa nga 32 mijë turistë numri i miqve të verës për Apolloninë këtë verë është rritur në afro 50 përqind.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›