E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pulla për Nënë Terezën, do të qarkullojë 3 shtete


Emisioni i ri filatelik me emblemen e Nënë Terezës del në qarkullim për të gjithë banorët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë në 26 Gusht me rastin e 100 vjetorit të saj.
Pulla Nënë Tereza është prezantuar në drejtorinë e postave shqiptare nga tre drejtuesit Arqile Gorea per Tiranën, Blerim Krasniqi për Prishtinën dhe Rahim Bajrami për Shkupin.
Si një qasje e integruar rajonale pulla me portretin e nobelistes shqiptare është prezantuar në ajrin e festimeve.
Në drejtorinë e postave janë ekspozuar dhe seri të tjera pullash dedikuar në vite të ndryshme Nënë Terezës.
Pulla e Nënë Terezës pritet të udhëtojë në mbarë planetin përmes shërbimit të tri postave te Ballkanit në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë dhe në mbarë kontinentet. Tre posta, një imazh sipas drejtorit Gorea shënohet jo vetëm një prurje e re për filatelistët, nderim per misionin human, por si një premtim i mbajtur ndaj publikut dhe një sukses në tregun e përbashkët rajonal.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›