PS: Presim fillimin e hetimeve me hapjen e kutive
Partia Socialiste shprehet se zgjedhjet e ardhshme lokale mund të jenë të lira dhe të ndershme vetëm nëse bëhet transparenca e plotë e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Deputetja socialiste Arta Dade reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit Berisha, sipas të cilit asnjë qeveri apo institucion ndërkombëtar nuk e ka vënë në dyshim shprehjen e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë në zgjedhjet e 28 qershorit 2010.
"PS pret që me nisjen e punimeve të Kuvendit, të fillojë hetimi parlamentar me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. Opozita e ka ofruar kompromisin e saj në mbështetje të plotë të ligjit e me vullnet për zgjidhjen e krizës. Sali Berisha duhet të hapë menjëherë kutitë, ose përndryshe, duhet të largohet pa rritur më tej kostot ekonomike e sociale të qëndrimit të tij mbi karrigen e pushtetit të vjedhur", tha Dade.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë punimeve të Konferencës së Ambasadorëve se, një vit më parë, Shqipëria zhvilloi zgjedhje të lira dhe të ndershme .