E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet, Olldashi: 26.2 mld lekë në rrugë, 9.2 mld lekë në ujësjellës

TIRANE - Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka bërë ditën e sotme një bilanc publik të punës së saj për vitin 2012. Në një konferencë për shtyp ministri Sokol Olldashi e quajti 2012, si një viti të suksesshëm pasi sipas tij në 6 vite që drejton këtë Ministri ky është viti i parë kur shënohet një progres në secilin prej sektorëve të Ministrisë. Olldashi deklaroi se janë investuar 26.2 miliardë lekë në infrastrukturën rrugore dhe 9.2 miliardë lekë në ujësjes-kanalizime.

“Keni investuar 26.2 miliardë lekë në 50 objekte, duke ndërtuar 525 kilometra rrugë. Disa kanë përfunduar, disa janë në përfundim e sipër pasi nuk mund të ndërtohen brenda një viti. Punimet për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan të nisura në shkurt 2012 kanë ecur me time shumë të mira, mbi 40 % e punimeve janë bërë. Kemi përfunduar rrugën Levan-Vlorë, unaza e madhe Sauk-qendra tregtare TEG. Kanë nisur punimet në rrugën e valbonës, për bypassin dhe unazën e Shkodrës, por kanë përfunduar në aksin Qafë-Buall-Bulqizë në rrugën e Arbrit dhe vazhdojnë punimet Qafë-Bualli-Plani i bardhë. Janë ndërprerë punimet në aksin Çernes-Librazhd, dhe presim përmirësimin e motit për të filluar me asfaltimin në pranverë. Aksi Lin-Pogradec është një projekt shumë i bukur, rruga ka parametra që nuk i ka asnjë tjetër, me shëtitore, hapësirë për përdorimin turistik të rrugës dhe hapësirë për këmbësorët”, deklaroi Olldashi.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›