E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTKRS: Rikthen kujdestaret, kerkohet ndihma e komuniteteve per mbrojtjen e afreskeve

Vjedhja e kishes se Shen Premtes ne Elbasan, ka hapur nje debat publik. Pas inspektimit qe kane bere specialistet, eshte konstatuar se afresku eshte demtuar, goditur, prere dhe shkulur ne menyre te dhunshme dhe mekanike nga mjete te forta. Kreu i trashegimise ne MTKRS, Olsi Lafe, e ka cilesuar te pakthyeshem afreskun e shkaterruar te Onufrit ne Kishen e Shen e Premtes ne Valesh te Elbasanit. Ai ka bere me dije sa ceshtja eshte ne hetim per te gjetur autoret, por ka kerkuar edhe ndihmen qytetareve per te mbrojtur pasurite e trashegimise monumentale. “Grabitja eshte bere e fragmentuar dhe e fokusuar ne pjeset e portreteve te shenjteve kryesore te ikonografise biblike. Grabitja dhe humbja e ketyre fragmenteve te rendesishme, e ka demtuar pikturen nga ana artistike, vizuale, duke bere te pakthyeshem demin e kesaj pasurie te trashegimise kombetare”. Ministria e Turizmit dhe Kultures ka ngritur nderkohe nje tryeze teknike ku po diskutohet rasti i fundit i demtimit te afreskut 460-vjecare, i cili nuk eshte i pari. “Duke qene se numri i monumenteve te kultit eshte teper i madh do te ishte praktikisht e pamundur te survejoheshin 24 ore ne 24 te gjitha keto monumente, sic eshte sugjeruar ditet e fundit. Kjo do te kerkonte nje numer shume te madh njerezish dhe nje infrastrukture te posacme. Si ne rastin e Kishes se Vlashit, e cila perdoret nga komuniteti i besimtareve per te kryer ritet e tyre, pergjegjesia e ruajtjes dhe perkujdesjes se ketyre monumenteve eshte sa shteterore, po aq edhe e komunitetit”, - pohon Lafe. Afresket e kesaj kishe ishin deshmi e artit mesjetar shqiptar, vepra te ikonografeve te njohur ne te gjithe Ballkanin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›