E Diel, 1 Nëntor 2026

"Investimet, Orikumi, bizhuteri ne brigjet e Shqiperise"

Kryeministri Berisha gjate vizites se tij ne qytetin e Vlores inauguroi unazen e re te Orikumit investim me vlere 1, 2 milione dollare. Ne fjalen e tij Berisha e cilesoi Orikumin si nje bizhuteri ne brigjet e Shqiperise dhe theksoi se tashme ai po kthehet ne identitetin e tij. "Orikumi nje bizhuteri e vertete ne brigjet e Shqiperise, i cili po kthehet ne identitet, nje qender e fuqishme evropiane. I tille ka qene qe ne kohera dhe i tille po behet", deklaroi kryeministri Berisha. Me pas, kreu i qeverise, Berisha inauguroi perfundimin e punimeve per rikonstruksionin e shkolles 9-vjecare "Balil Prelari" se bashku me shtesen e re te shkolles, investim me vlere 43 milione leke. Duke vizituar mjediset e reja dhe bashkekohore te mesimdhenies, Berisha u shpreh se kjo shkolle e pajisur me laboratore te ndryshem dhe kabinet modern informatike, do te perballoje me se miri, sipas standardeve evropiane, nevojat per shkollim te femijeve te zones. Nga ana tjeter kreu i qeverise gjate bashkebisedimit me nxenesit u premtoi atyre, se shume shpejt, ata do te kene mundesi te navigojne ne internet, jo vetem ne shkolle, por edhe ne shtepite e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›