E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Toka ne pronesi, urgjent zgjidhja"

Fatjona Mejdini

Ne nje takim me banoret e Orikumit, kryeministri Berisha deklaroi se ne rast te nje mandati te dyte, javen e pare qeveria do te miratonte ligjin per token ne pronesi. Sipas tij, vonesa per miratimin e kesaj nisme, kishte ardhur nga bllokimet e here pas hershme qe i kishin bere deputet e opozites, ndonese qe ne vitin 1996 ai kishte qene i gatshem per ta permbyllur kete nisme. Duke folur per nismen e ullirit, Berisha pranoi se disa qytetare jane zemerthyer per shkak se nuk kane marre token ne pronesi. "E kam bere dekretin ne vitin '96, dikush ka bere nje veper te papergjegjshme me dekretin, e bera prape ligjin, serish u gjeten tre vete, qe me shprehjen popullore, ta "dridhnin" ne Parlament", deklaroi Berisha, duke shtuar se ai jepte fjalen se ky ligj do te behej realitet ne javen e pare te mandatit te dyte te qeverise. Kreu i ekzekutivit nuk ngurroi t'i bente dje thirrje edhe socialisteve ne Vlore te votonin PD-ne, sepse mazhoranca po behej gati per te firmosur per projektin e Orikumit dhe Shqiperise evropiane. "Tani iu bej thirrje dhe socialisteve te Orikumit, Vlores dhe mbare Shqiperise: Historia eshte histori dhe ne momente historike, si qytetare nga ne, kerkohet qe te jemi ne lartesine e saj", deklaroi kryeministri Berisha. Kreu i qeverise theksoi se sa here qytetaret votojne Berishen, ata votojne per rrogat e tyre, pensionet dhe per mireqenien "Nuk do te kete qytetar shqiptar qe do te marre me pak se dy dollare ne dite, qe eshte pragu i varferise. Ne menyre kategorike do te jete nje nga standardet me te shpejta qe do te vendosim", premtoi Berisha nga Orikumi. Kryeministri Berisha, deklaroi dje se investimet e qeverise per kete qark ne kater vjet e kalojne shifren 500 milione euro. "Kush te doje le t'i numeroje, eshte nenstacioni i Babices, rreth 30 milione euro, jane nenstacionet pervec Vlores, mbi 70 milione euro, TEC i Vlores 110 milione euro, unaza elektrike e Jugut rreth 25 milione euro, rikonstruksioni i HEC te Bistrices, pra sic e shikoni te gjitha keto nuk jane te padukshme", deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se jane mbi 260 km rruge te ndertuara ose ne ndertim. Por sipas tij, nje grusht i vogel njerezish jane munduar me cdo kusht qe te mbjellin percarje, te shpifin dhe te trillojne. Por sipas tij, qytetaret e Vlores dhe te gjithe Shqiperise nuk mund te genjehen dhe te mashtrohen nga keto trillime. Berisha kembenguli se qeveria do te vazhdoje te kete ne fokus te saj zhvillimin turizmit ne vend. "Nese Shqiperia, ne vitin 2004 priti 300 mije vizitore, vitin qe kaloi vetem Saranda, priti 300 mije vizitore. Ne qofte se ne vitin 2008 Shqiperia priti 2.7 milione turiste, jam ketu per t'u zotuar se ne vitin 2013 vetem qarku juaj do te prese 2.7 milione turiste", deklaroi Berisha nga Orikumi. Ai theksoi se ne mandatin e ardhshem qeveritar, nje rendesi e madhe do t'i kushtohej turizmit malor ne vend. "Evropa tre dite me pare u gdhi blu. 24 vende te Evropes votuan per partine simotra te PD. Ne Bruksel, Berlin, Paris, Rome e kudo kemi miqte tane te medhenj, miq qe e duan Shqiperine dhe shqiptaret, miq qe i besojne Sali Berishes dhe do ta ndihmojne ate, per projektin evropian te se ardhmes se Shqiperise", tha kryeministri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›