Investimet, dështon edhe 5-mujori
Qeveria është sërish prapa me realizimin e investimeve publike.
FABIOLA ÇELA
Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Financave, gjatë këtyre 5-muajve është arritur të realizohen vetëm 67.56 për qind e investimeve. Pra, sipas planit të bërë në fillim të vitit, Ministria e Transporteve duhet të kishte shpenzuar deri në fund të majit 25.1 miliardë lekë, por ka mundur të shpenzojë vetëm 16.9 miliardë lekë, çka do të thotë se shumë prej projekteve të parashikuara nuk kanë mundur të realizohen në kohën e duhur. Jo pak herë Ministritë kanë qenë në qendër të vëmendjes për sa i përket realizimit të investimeve. Por, sipas drejtuesve të Drejtorisë së Rrugëve, shkak për vonesat në përfundimin në kohën e duhur të projekteve infrastrukturore janë shpronësimet.
Dritat
Në mars të këtij viti qeveria vendosi që të rrisë çmimin e energjisë elektrike. Por sipas zyrtarëve të qeverisë, kjo rritje do të shoqërohej me subvencionimin e shtresave në nevojë. Por sipas të dhënave nga Ministria e Financave, deri në fund të muajit maj nuk është dhënë asnjë lek për kompensimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Aktualisht për familjarët që konsumojnë deri në 300 kwh energji çmiami është 7 lekë, ndërsa për ata që e kalojnë këtë kufi çmimi është 12 lekë.
Të ardhurat
Deri në fund të muajit maj realizimi i të ardhurave ka qenë në nivelin e 103.36 për qind. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë tejkaluar planin e bërë në fillim të vitit. Të ardhurat nga akciza nuk kanë qenë në nivele fort të mira, ndërkohë të dhënat tregojnë se pushteti lokal vazhdon të mbetet shumë prapa me mbledhjen e taksave. Bie në sy niveli ulët i arkëtimit të taksës së tatimit mbi pasurinë, e cila gjatë këtyre 5-muajve është realizuar vetëm 46.15 për qind. Shpeshherë drejtuesit e Ministrisë së Financave kanë kritikuar pushtetin lokal për nivelin e dobët të mbledhjes së të ardhurave.
Të ardhurat
Të ardhurat Plani Realizimi
(5-mujor) (5-mujor) (5-mujor në %)
TOTALI TE ARDHURAVE
111,569 107,938 103.36%
Tatimet dhe Doganat
79,253 73,488 107.84%
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar
40,714 38,196 106.59%
Tatimi mbi Fitimin
8,646 6,000 144.10%
Akcizat
12,044 13,791 87.33%
Tatimi mbi të Ardhurat Personale
8,332 4,600 181.13%
Taksa Doganore
3,550 3,551 99.97%
TË ARDHURA NGA PUSHTETI LOKAL
5,058 6,549 77.24%
TOTALI I SHPENZIMEVE
105,621 119,729 88.22%
Shpenzime Korrente
87,291 92,761 94.10%
Ndihma Ekonomike
4,486 4,590 97.74%
SHPENZIME KAPITALE
16,984 25,138 67.56%
Financimi i Brendshem
8,262 9,085 90.94%
Financimi i Huaj
8,722 16,053 54.33%
Rruga Durrës-Kukës 8,310
***(në milionë lekë)