Çmimi i naftës mban peng inflacionin edhe për qershorin
Çmimi i lartë i naftës ka rritur ndjeshëm shpenzimet e familjeve shqiptare, dhe një gjë e tillë është reflektuar në të gjitha familjet, jo vetëm tek ato që disponojnë një automjet.
Kjo, pasi me rritjen e çmimit të naftës janë rritur edhe biletat e udhëtimit, si për sa i përket transportit brenda qytetit dhe atij interurban. Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT-i, niveli i inflacionit në muajin qershor është 4 për qind, duke shënuar kështu një ulje të lehtë në krahasim me një muaj më parë. Këtë muaj niveli i inflacionit është brenda kufijve të lejuar nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria. Në qershor pjesa më e madhe e ushqimeve kanë pësuar ulje, si zarzavatet ashtu edhe frutat dhe kjo ka ardhur si pasojë e futjes së prodhimit vendas në treg. Konkretisht, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave,
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin qershor arriti 4 për qind. Indeksi i grupit “ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 2.6 për qind, me një ndikim prej 1.0 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 17.6 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”. Indeksi në nëngrupin “fruta” shënoi një ulje prej 6.5 për qind. Indeksi i nëngrupit “transport” shënoi një rritje prej 4.0 për qind, duke pasur një ndikim prej 0.2 për qind në totalin e ndryshimit mujor.