E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet e huaja, Shqipëria e dyta në rajon

Për herë të parë, Shqipëria kapërcen shifrën prej 1miliard dollarë nga prurja e investimeve të huaja direkte. Këtë e ka bërë të ditur zv/ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Eno Bozdo.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin “UNCTAD” prezantoi sot raportin e investimeve botërore për vitin 2011. Sipas këtij raporti, Shqipëria u bë kështu, vendi i dytë në Europën Juglindore.
 

Ndër të tjera, Bozdo theksoi se gjetja kryesore e këtij raporti është fakti, që investimet e huaja direkte globale për vitin 2011, akoma nuk kanë arritur nivelet para krizës globale.
 

Shqipëria pozicionohet në vendin e 18-të, në botë për indeksin e performancës së investimeve të huaja direkte nga vendi i 78-të, në vitin 2006. Ajo ka bërë përmirësime të dukshme lidhur me indikatorët, që lidhen me infrastrukturën fizike, furnizimin me energji elektrike dhe kushteve të tjera për investime.

Fluksi i IHD në Shqipëri ka ndjekur një trend të ndryshëm dhe pothuaj të pavarur nga trendi rajonal dhe global duke treguar një rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›