E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në Siri, Hague: Sanskione kundër qeverisë

Britania bëri thirrje për shtimin e trysnisë ndërkombëtare ndaj Sirisë, ndërsa banorët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se forcat e sigurimit sulmuan sërish sot, qytetin Hama.
 

Sekretari i Jashtëm britanik William Hague tha se duhen vendosur sanksione më të ashpra kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Assad. Megjithatë diplomati britanik tha se ndërhyrja ushtarake ndërkombëtare nuk është një mundësi e largët. Hague u shpreh gjithashtu se vendet arabe, përfshirë edhe Tuqinë, duke të jenë mes vendeve, që i bëjnë presion Sirisë.
 

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar dhunën e përdorur nga forcat siriane të sigurisë. Presidenti Barak Obama tha dje se “është skandalizuar”nga përdorimi i dhunës kundër civilëve dhe se njoftimet shokuese tregojnë karakterin e vërtetë të qeverisë së presidentit Bashar al Assad.
Rusia shprehu sot shqetësim rreth lajmeve për një numër të madh viktimash, madje bëri thirrje që t`i jepet fund dhunës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›