Pinari Nga amnistia fiskale 25 miliarde leke perfitime
Ligji i faljes apo siç njihet zyrtarisht ligji "Për legalizimin e kapitalit dhe faljes së një pjese të borxhit doganor dhe tatimor", ka një efekt pozitiv prej 25 miliardë lekësh.
Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Arben Pinari, shpjegoi para mediave “se nga ky ligj përfitojnë jo vetëm qytetarët, por edhe institucionet apo organizata, të cilat kanë detyrime pranë kësaj drejtorie”.
Sipas tij, në dy javët e para të zbatimit të këtij ligji, janë njoftuar të gjitha institucionet shtetërore si dhe 90% e bizneseve, të cilat përfitojnë nga ky ligj, ndërkohë që informimi i individëve i është lënë në dorë medias. Pinari tha se interesi i lartë i shfaqur gjatë këtyre dy javëve, si dhe përvoja e kaluar (amnistia e 2008-s), kanë bërë që drejtoria jonë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar me sukses këtë amnisti.
"Përveç bashkëpunimit me shoqëritë e sigurimit për të evidentuar mjetet që bëhen pjesë e aksidenteve, DPRSHTRR po planifikon gjithashtu edhe një fushatë të dytë sensibilizimi, e cila do të bëhet përmes fletëpalosjeve, për t'i dhënë mundësi çdo individi të marrë informacionin që i nevojitet për të përfituar nga ligji", tha Pinari, duke ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj amnistie dhe ta shfrytëzojnë si mundësi për të mos u bërë pjesë e masave shtrënguese që do të vijnë nesër.
Ligji "Për legalizimin e kapitalit dhe faljes së një pjese të borxhit doganor dhe tatimor”, hyri në fuqi më datë 18 maj 2011 dhe ka për qëllim të zgjidhë problemin e evazionit fiskal.