E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet gjermane në Shqipëri, inagurime në Cërrik, Pogradec dhe Korçë

Investimet gjermane në Shqipëri kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve në disa rajone të vendit. Ambasada gjermane me anë të një turi ka ingaruar disa projekte mjaft të rëndësishme.
 

Ndalesa e parë e inagurimeve ka qenë në Cerrik, ku në bashkëpunim me Caritasin Shqiptar është ingaruar qendra ditore për fëmijë. Ambasadorja Carola Myler Holtkemper ka inspektuar ambjentet e qendrës “Balonat”.
 

Ndalesa e dytë e Ambasadores gjermane ka qenë në Pogradec, ku është inspektuar Qendra e Trajtimit dhe Menaxhimit të ujit. Drejtori, Ilirjan Mimini, shpjegon se ky projekt siguron 24 orë uje me cilësi të lartë dhe largon ujrat e ndotura nga liqeni i Pogradecit.
 

Ndërkohë në qytetin e Korcës është inspetuar qendra e trajtimit të ujrave të zeza.Pas trajtimit uji përdoret për vaditjen e zonës së Korcës.
Gjithashtu një tjetër projekt mjaft i rëndësishëm është inspektuar edhe në Prespë. Projekti synon të ofrojë mbrojteje dhe asistencë për biodiversitetin e Parkut Kombëtar të Prespës.
 

Pavarësisht krizës që ka prekur Europën Ambasada Gjermane premton vazhdim të investimeve edhe në vitet në vazhdim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›