E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liban, mbahet funerali i shefit të zbulimit

Mijëra libanezë u mblodhën sot në Sheshin e Martirëve në Beirut, për të marrë pjesë në funeralin e shefit të zbulimit që u vra të premten, bashkë me 7 persona të tjerë në një sulm me makinë bombë. Shumë vetë fajësojnë për këto vrasje qeverinë e Sirisë fqinjë. Ushtarë libanezë të armatosur rëndë bllokuan rrugët dhe vendosën një kordon sigurie në sheshin ku kaloi kortezhi me arkivolin e gjeneral brigadës Wissam al-Hassan, i mbështjellë me flamurin libanez.

Ish-kryeministri libanez Saad Hariri i bëri thirrje mbarë qytetarëve të marrin pjesë në ceremoni. Në Liban tensionet kanë qenë të larta pas sulmit. Si zoti Hariri, edhe udhëheqësi i opozitës, Walid Jumblatt kanë akuzuar presidentin sirian Bashar al-Assad si organizatorë të sulmit. Qeveria e kryemnistrit libanez Naxhip Mikati mbështetet nga grupi pro-sirian Hezbollah.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›