E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linja e interkonjeksionit 400 KW, KFW: Qeveria e OST të përmbushin kushtet

Linja e Interkonjeksionit 400 KW do të fillojë të ndërtohet sapo qeveria dhe OST të përmbushin kushet e kërkuara. Rene Eschemann, drejori i KFW-së për Shqipërinë dhe Kosovën një prej financuesve më të rëndësishëm të këtij projekti sqaron se tashmë gjithcka është ndalur dhe sapo të plotësohen kushtet do të nisë menjëherë zbatimi i projektit.
 

“KFW në lidhje me linjën e interkonjeksionit i ka dërguar qeverisë shqiptare dhe OST-së një letër ku ka shprehur kundërshtitë e saj në lidhje me këtë projekt dhe ka vendosur kushte të cilat nëse plotësohen, atëhere do të vazhdojmë me zbatimin e projektit. Ne presim plotësimin e kushteve dhe nuk kemi vendosur afat për këtë. Gjithsesi kemi indikacione se kërkesat tona do të plotësohen dhe së shpejti do të nisim projektin e trasmisionit të energjise me Kosovën” tha drejori i KFW-së për Shqipërinë dhe Kosovën.
 

Ndërsa në lidhje me investimet,kreu i KFW-së deklaron se kjo bankë do të vazhdojë projektet e saj pavarësisht krizës që ka prekur Europën.
 

“KFW-ja është një banke për zhvillim dhe ne nuk do ti ulim angazhimet për rajonin madje do të rrisim ato sidomos tani në kohë krize .Ne do të vazhdojmë të fokusohemi në investimet në sektorin e energjisë,në ujsjellës kanalizimet dhe në menaxhimin e mbetjeve të integruara” deklaroi ai.
 

Banka gjermane për zhvillim KFW-ja ka zhvilluar një sërë projektesh të rëndësishme në vendin tonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›