Investimet italiane, Galano: Kurajo për reforma
President i Rajonit të Venetos Galano gjatë vizitës në Tiranë i ka bërë thirrje investitorëve italianë të investojnë në vendin tonë. Galano takoi presidentin Topi ku përcolli mesazhin e vijimit të reformave që do të çojnë në integrimin në BE.
TIRANE- Presidenti i rajonit të Venetos në Itali, Xhankarlo Galano ka vlerësuar Shqipërinë si një vend të përshtatshëm për investimet italiane. Gjatë vizitës në Tiranë ku edhe është takuar me presidentin e republikës Bamir Topi, Galano ka mohuar mardhëniet sipas tij të shkëlqyera mes Italisë dhe Shqipërisë.
Në intervistën për televizionin “News24”, presidenti i Rajonit të Venetos ka deklaruar se vazhdimi i reformave është çelësi i suksesit për një vend që pret investitorë të huaj.
“I them investitorëve të Venetos, kurajo, pasi këtu janë të gjitha premisat për të investuar dhe për të bërë atë që ne jemi mësuar të bëjmë, të punojmë në të gjithë botën. Shqiptarëve ju them të vazhdojnë me reformat, ecët shumë mirë me NATO-n të njëjtën gjë duhet të bëni edhe me futjen e vendit të Bashkimin Europian. reformat bëjnë mirë për afrimin me legjislacionit e botës perëndimore. Pra kurajo, kurajo, sërish kurajo sepse kemi një botë për të ndërtuar”- u shpreh Galano në intervistën e tij për “News24”.
Galano, ka pohuar se në rajonin e Venetos jetojnë mbi 41 mijë shqiptarë, të cilët sipas tij janë integruar tërësisht në jetën italine. Presidenti i Rajonit të Venetos ka veçuar bashkëpunimin mes dy vendeve si shtysën më të mirë për të intensifikuar zhvillimin ekonomik dhe shkëmbimin reciprok, të cilat do të ndihmonin veçanërisht investitorët. (a.r/news24/valkanweb)