Librazhd, shembet ura Rrapunit, bllokohen 3 komuna
Shembet Ura e Rrapunit në Librazhd, shkak i shembjes ka qenë mos respektimi i tonazhit i cili lejohej të kalonte në këtë urë. Nga prishja e urës kanë mbetur të bllokuar 3 komunat Lunik, Steblevë e Orenjë. Ura u ndërtua në mënyrë emergjente 4 vite më parë.
LIBRAZHD- Është shembur mesditën e sotme Ura e Rrapunit në Librazhd, ndërsa tre komuna izolohen totalisht pasi mjetet nuk mund të qarkullojnë si shkak i mungesës së urës. Shkak i shembjes së urës është bërë kalimi i kamionit me targa EL 11 49 C në pronësi të një firme të njohur. Ura e Rrapunit që kalon mbi lumin me të njëjtin emër është shkatërruar ndërsa mjeti i tonazhit të rëndë i cili po transportonte zhavorr ka rënë poshtë bashkë me kontruksionin e saj. Kapaciteti i urës i shënuar dhe në tabelën në anë të saj nuk pranonte me shumë se 24 ton, por udhëzimet nuk u respektuan asnjëherë dhe as nuk pati kontrolle për të penguar mjetet mbi 24 ton të kalonin mbi këtë urë.
Ura me konstruksion metalik u ndërtua në mënyrë emergjente katër vite më parë nga Ministria e Mbrojtjes. Tabelat sinjalizuese paralajmëronin se kapaciteti i saj ishte për mjete deri në 24 ton, por në mënyrë të vazhdueshme gjatë këtyre viteve, mbi urën e Rrapunit kanë kaluar mjete të tonazhit të rëndë, deri sa ditën e sotme ka ndodhur dhe shembja e saj. Në këtë situatë është paralizuar plotësisht qarkullimi automobilistik në aksin rrugor që lidh fshatrat e komunave Lunik, Steblevë dhe Orenjë me qytetin e Librazhdit. Ndërkohë mjete të shumta po punojnë krijimin e një rruge lidhëze provizore për të mundësuar qarkullimin automobilistik, në tre komunat Lunik, Steblevë dhe Orenjë. (a.r/news24/balkanweb)