Ruli, bizneseve: Zbatoni ligjin në mbrojtje të konsumatorit
Ministri Ruli u ka bërë thirrje bizneseve të zbatojnë ligjin në mbrojtje të konsumatorëve. Duke kërkuar që në cdo produkt që mos mungojnë informacione mbi cmimin dhe përmbajtjen, Ruli theksoi se është e rëndësishme që bizneset të sensibilizohet.
TIRANE- Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli i ka bërë thirrje bizneseve shqiptare të zbatojnë ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, në mënyrë që asnjë produkt që i ofrohet konsumatorit të mos i mungojnë informacionet kryesore mbi cmimin, përmbajtjen si dhe të dhënat në shqip.
Gjatë një takimi informues me operatorët ekonomik, prodhues të organizuar nga Dhoma e Trëgtisë, ministri Ruli nënvizoi dhe një herë rëndësinë e sensibilizimit të bizneseve me kuadrin ligjor për të drejtat dhe mbrojtjen e konsumatorëve, ligj që sipas ministrit është ndër më të avancuarit në rajon.
Gjithashtu, ministri Ruli tha se fushata për sensibilizimin e biznesit shqiptar do të vazhdojë edhe në qytete të tjera, në mënyrë që konsumatorët të ndihen të mbrojtur e të sigurtë. (e.n/News24/BalkanWeb)