Investimet italiane, PS hije dyshimi

Deputeti, Andis Harasani ka ngritur nje sere pyetjesh, pergjigjet e te cilave i quajti nje detyrim ligjor te kryeministrit Sali Berisha kundrejt shqiptareve.
"Sa ndikojne ne zgjidhjen e problemit ne vend, ne c'kushte jane ofruar kontrata dhe cili do te ishte impakti ne mjedis i ketyre veprave", u shpreh Harasani.
Ministri i Energjitikes Genc Ruli duke i cilesuar keto dy projekte, madhore, sqaroi perfitimet qe do te kete shteti shqiptar dhe komuniteti, nga punesimi deri tek rritja e te ardhurave fiskale per buxhetin e shtetit.
"Projekti i krijon mundesine Shqiperise per te krijuar nje treg te emetimit te gazit. Nder avantazhet e ketij projekti jane edhe te ardhurat administrative", u shpreh Ruli.
Megjithate deputeti socialist Harasani theksoi se Italia po perpiqet te shfrytezoje Shqiperine per te vene ne jete projekte te cilat nuk mund t'i realizoje ne token e saj.
"Duke hedhur nje hap te tille, italianet nuk shkelin protokollin e Kyoto-s dhe as shkelin standartet e tyre", u shpreh Harasani.
Ndersa ministri Ruli theksoi se kontratat kane patur nje ekspertize shume te kualifikuar dhe e quajti mjaft te rendesishem faktin se keto projekte pas mbarimit te koncesionit 20-vjecar do te kalojne nen pronesi te shtetit shqiptar.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code