Lezhë, digjet fabrika e tullave
Një fabrikë e prodhimit të tullave në Lezhë është grabitur dhe më pas është tentuar që të digjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Rojet e fabrikës kanë lajmëruar zjarrfikësit për shkak se kishte rënë zjarr, pas një ore flaket janë shuar dhe policia konstatoi se dera e jashtme e godinës ishte shqyer dhe kasaforta ku ndodhej një sasi e konsiderueshme parash ishte hapur me gur fresibël. Sipas policisë grabitësit më pas kanë ndezur qëllimisht zjarrin në fabrikë.