E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i Bashës, PD- PS akuza të ndërsjellta

Maxhoranca dhe opozita lëshojnë akuza dhe kundërakuza në lidhje me hetimin e ministrit të Jashtëm Lulzim Basha për cështjen e rrugës “Durrës- Kukës”. Brace akuzon maxhorancën se po ushtron presion mbi prokurorët. Bumci tha se prokuroria është e varur nga opozita 

TIRANE- Nënkryetari i Grupit Socialist Erion Brace akuzoi sot maxhorancën se po ndërhyn për tjetërsimin e hetimeve për cështjen e rrugës Durrës-Kukës. Sipas Braces mbi prokurorët dhe gjykatësit është duke u ushtruar dhunë dhe shantazh me qëllim shtrembërimin e të vërtetës.
“Natyrisht, mazhoranca po e përdor politikisht, për të deformuar hetimin, tjetërsimin e gjykimit, me shantazh dhe kërcënim prokurorësh, nga ana e Sali Berishës, si i interesuari kryesor në këtë çështje, duke mos mbajtur një prej premtimeve kryesore për luftë ndaj korrupsionit në programin qeverisës 3 vjet e gjysëm më parë”- tha në seancën e sotme parlamentare Erion Brace.
Nga ana e maxhorancës, zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi, tha se "Prokuroria është e pavarur nga maxhoranca dhe qeveria, por nuk është e pavarur nga segmente të tjera si opozita dhe kryetari i saj". Nisur nga akuzat ndaj ish-ministrit të Transporteve Lulzim Basha, për abuzime me fondet publike në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, Bumçi mbrojti sërish veprimet e ministrit Lulzim Basha. "Çdo akt për ndërtimin e rrugës është një vendim kolektiv i qeverisë. Maxhoranca është për hetimin e rrugës dhe shtetin ligjor, por ne nuk mund të mbajmë gojën mbyllur kur shikojmë se si Prokuroria është kthyer në një instrument politik", tha deputeti i PD-së.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›