E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet ne Korce nga katedralja te kalldremet

Korca ka specifikat e veta si qytet. Niko Peleshi pretendon qe ne kete mandat te dyte te fokusohet ne vlerat e trashegimnise se qytetit. Gjate mandatit te pare u arriten disa investime shume serioze sa i perket infrastruktures por ne kete mandat te dyte kryetari i bashkise shpreson te mbylle te gjithe projektet e mandatit te pare dhe te vazhdoje me projektet e reja.
Pazari i vjeter i qytetit eshte nje nder objektet me te rendesishme te tij. Nuk behet fjale per nje te vetem por per nje ansambel ndertesash te cilat do te plotesojne kujdesin per trashegimnine kulturore per qytetin.
Dyqanet dhe hanet paraqesin karakteristika te pasura te arkitektures dhe mjeshterise se punimit. Te gjithe po mendojne qe te risjellin elemente te kohes kur ato jane ndertuar tregon kryetari i bashkise Peleshi lidhur me projektin e ketij mandati.
E keshtu bashkia Korce hartoi nje studim te plote per zhvillimin e pazarit duke e shoqeruar ate edhe me nje plan biznesi. Keto dokumente te perpunuara ne vitet 2008-2009 moren edhe miratimin e Institutit te Monumenteve dhe Kultures dhe u vleresuan edhe nga Ministria perkatese. Per vete karakteristikat unike te Pazarit te Korces si dhe vleresimin per konceptin e perpunuar nga Bashkia Korce ky projekt u paraqit si nje Flagship project ne kuadrin e projekteve me te cilat aplikoi Shqiperia ne fondet e BE. Botimi i ketij projekti ne faqen zyrtare te BE ne Bruksel eshte nje hap i rendesishem drejt sigurimit te fondeve per investime ne kete monument thote Peleshi.
Puna per restaurimin e Pazarit ka filluar nga Bashkia Korce permes mbeshtetjes financiare te Komisionit Evropian me vlere prej 1 milione eurosh. U fillua nga rigjenerimi i plote i rrjetit te kanalizimeve nentokesore dhe rikonstruksioni i kalldremeve tradicionale te ketij pazari si dhe nje pjese te fasadave te ndertesave te tij. E duke mbetur te trashegimnia e qytetit puna do te perqendrohet edhe te fasadat e vilave pergjate bulevardit Republika.
Investimet
Nese nuk permiresojme cilesine e jetes se femijeve tane nuk do te mund ta kemi te lehte te ndikojme ne permiresimin e jeteses ne qytetin e Korces. Kete shprehje e permend kryetari i bashkise Niko Peleshi duke treguar fillimisht punen qe eshte bere per rikonstruksionin e disa shkollave qe kane qene ne gjendje me te rende rikonstruksioni i shkollave Stavri Themeli Raqi Qirinxhi Sevasti Qiriazi Sotir Gurra si dhe ndertimi i shkolles 9-vjecare E re ishin prioritete ne mandatin e pare. Ndersa per kete vit qe sapo ka hyre Bashkia Korce do te merret me rikonstruksionin e shkollave Mesonjtore Naum Veqilharxhi Demokracia si dhe ne disa kopshte ne qytet dhe perfundimin e punimeve ne shkollen Sotir Gurra. Nderkohe qe parashikohet gjate ketij mandati te dyte si kryetar bashkie te realizohen edhe kendet e lojerave ne te gjitha lagjet e qytetit.
Kjo sa u perket shkollave e kopshteve sepse puna do te vazhdoje edhe per infrastrukturen. Rrjeti i kanalizimeve ne qytet shtrimi me pllaka kuarci i Bulevardit Republika dhe me pllaka guri natyral i trotuareve pergjate tij rigjenerimi i ndricimit duke e kthyer ne kilometrin me te bukur ne Shqiperi sic thote Niko Peleshi rikonstruksioni i shetitores Fan Noli rikonstruksioni i bulevardit Gjergj Kastrioti rruga Kongresi i Permetit etj hyjne serish ne punet bashkiake te ketij viti.
Duke qene se ne bashki jane rekrutuar njerez me eksperience e nje staf cilesor Bashkia Korce me ane te projekteve konkrete u be e para bashki qe arriti te siguroje marrjen e nje kredie nga bankat e nivelit te dyte me mbeshtetjen e USAID dhe kjo kredi po perdoret per permiresimin e infrastruktures se qytetit ne rruget e brendshme te lagjeve apo edhe ne rruget kryesore.
Bashkia Korce ka ne plan edhe krijimin e nje zone pedonale ne shetitoren Shen Gjergji duke krijuar nje qasje bashkekohore evropiane per qytetin ne zemren e vet.
shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›