E Enjte, 5 Nëntor 2026

Investimet në pasuritë e paluajtshme, 61 milionë euro

 

Pasuritë e paluajtshme kryesojnë rritjen e investimeve të huaja direkte në tremujorin e tretë të vitit, shkruan ATSH.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, fluksi i investimeve të huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme arrin në vlerën 61 milionë euro, ose 154% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për 9-mujorin, investimet në këtë sektor kanë arritur vlerën e 141 milionë eurove, në rritje vjetore me 171%, bën të ditur BSH-ja.

Pasuritë e paluajtshme janë këtë vit sektori i dytë për nga pesha e investimeve të huaja direkte, pas industrisë nxjerrëse.

Rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme duket se po tërheq jo vetëm investimet vendase, por edhe kapitalet e shtetasve të huaj. (Sipas ATSH)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›