E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet në rrugë, rriten sigurimet e përgjegjësisë

27/06/2009  Janar - maj 2009

Sigurimet e përgjegjësisë vazhdojnë të ruajnë dinamikën më të lartë të rritjes. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se rritja e këtij portofoli me rreth 101 për qind krahasuar me muajt janar-maj të vitit 2008, reflekton ndikimin që stadi aktual i zhvillimit të vendit ka në rritjen e sigurimit të përgjegjësive. Sigurimet inxhinierike në këtë periudhë shumëfishuan rritjen në volumin e primeve të shkruara dhe në numrin të kontratave krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo shpjegohet me rritjen e investimeve në infrastrukturë dhe në ndërtime të tjera inxhinierike. Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit arritën në rreth 174 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 83 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 75 për qind të të ardhurave të këtij grupi. Rritja e madhe e të ardhurave në sigurimin e shëndetit lidhet si me rritjen e të ardhurave të sigurimit të shëndetit në udhëtim dhe me rritjen e të ardhurave të shëndetit privat. Vëllimi i primeve të sigurimit të Jetës arriti në rreth 284 milionë lekë me një rritje prej 29% krahasuar me vitin e kaluar. Ky produkt i sigurimit është kërkesë e bankave të nivelit të dytë për ofrimin e kredive individëve dhe personave juridikë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›