Ankohen për rezultatin 900 maturantë
27/06/2009 Mbërrijnë në AVA kërkesat për rishikimin e notave të vëna në provimin e letërsisë
Mblidhen ankesat e para për rezultatet e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore 2009. Aktualisht pranë Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve janë depozituar kërkesat e maturantëve që duan të rishohin provimin e korrigjuar për lëndën e letërsisë. Sipas drejtuesve të kësaj agjencie, jo pak, por 900 maturantë kanë kërkuar që t’u jepet kopja e korrigjuar e testit, pasi pretendojnë se vlerësimet e bëra nga ekspertët nuk janë të sakta. Pavarësisht kësaj kërkese të bërë, maturantët duhet të përballen me një procedurë të gjatë derisa testi i tyre të rivlerësohet sërish. Specialistët e kësaj qendre, ku dhe do të kryhet rivlerësimi i testeve për të pakënaqurit, pohojnë se tashmë po procedohet me nxjerrjen e testeve nga arkiva, për të cilat do të bëhen fotokopjet që do t’u dërgohen maturantëve. Këta të fundit do të bëjnë vetë ballafaqimet për pikët e marra në çdo pyetje të testit, procedurë e cila kërkon kohën e saj. Pas shpërndarjes së këtyre kopjeve nëpër shkollat ku janë bërë kërkesat për rishikim, maturantët në rast se vërejnë parregullsi në test duhet detyrimisht të bëjnë një tjetër kërkesë pranë shkollës së tyre të mesme, ku konfirmojnë se kërkojnë rishikim të notës. Pas mbledhjes edhe një herë të këtyre kërkesave nëpërmjet të cilave konfirmohet rikorrigjimi, këto të fundit përcillen sërish në AVA, pranë së cilës është ngritur dhe komisioni i posaçëm që do të rimarrë edhe një herë një për një në korrigjim rastet e përmendura më lart. Më pas, në një hark kohor prej 15 deri në 30 ditësh do të bëhet dhe ndryshimi i rezultatit, në rast se konfirmohen pakënaqësitë e maturantëve. Procedura e përmendur më lart do të jetë e njëjtë për të katër provimet e maturës, gjithmonë në rast se maturantët do të kërkojnë rishikim të rezultatit. Për të marrë kopjen e testit maturantët do të paguajnë një faturë prej 400 lekë të reja, ndërsa për rikorrigjimin duhet të shlyejnë edhe një tjetër faturë prej 1200 lekë.
Programet studimore
Brenda pak ditësh pritet të shpërndahet në shkolla formulari i preferencave për studime e larta. Plotësimi i këtij formulari duhet të bëhet me kujdes nga maturantët, në mënyrë që të mos s’kualifikohen. Për këtë specialistët këshillojnë që: “Pas publikimit të notave për dy provimet e detyruara mund të kryhet dhe kjo procedurë. Duke pasur këto rezultate, duke ditur edhe koeficientet e llojit të degës dhe ato të shkollës së mesme, me formulën e gatshme të llogaritjes së komponentëve të maturës çdo kandidat do të mund të përcaktojë vetë pikët që mund të mbledhë. Këto pikë mund t’i krahasojë dhe me pikët minimale për çdo program studimi të vitit të shkuar. Bazuar në këtë krahasim, vetë maturanti mund të identifikojë se në cilën degë rezultatet e tij janë më afër kuotës së përcaktuar për t’u pranuar, çka e bën më të lehtë mundësinë e renditjes së atyre programeve që e bëjnë fitues sipas rendit përkatës.”