Policia do të angazhojë 5700 policë për zgjedhjet
27/06/2009 Garantohet rendi dhe siguria
Rreth 5700 efektivë të policisë do të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që do të zhvillohen të dielën në mbarë vendin. Që situata zgjedhore të zhvillohet në qetësi të plotë, drejtuesit e policisë së shtetit kanë hartuar një plan masash nga strukturat përgjegjëse për menaxhimin e situatës në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Krahas dispozitave të parashikuara në ligjin “Për Policinë e Shtetit” edhe KQZ si institucioni që administron procesin elektoral, policia ka miratuar udhëzime të posaçme ku parashikohen detyrat e strukturave policore dhe forcave të ushtrisë gjatë periudhës zgjedhore. Udhëzimet e komisionit elektoral përcaktojnë që rendi dhe siguria gjatë zgjedhjeve të ruhet nga policia e shtetit. Kjo e fundit bashkëpunon ngushtësisht me KQZ-në lidhur me përmbushjen e detyrave gjatë procesit, si ruajtja e selive të KZAZ-ve nga momenti kur në to mbërrijnë materialet e votimit e deri në datën e zgjedhjeve. Ndërkohë që prej datës 25 qershor e deri pas mbarimit të procesit zgjedhor, gjithë strukturat e policisë do të jenë në gatishmëri për parandalimin e çdo ngjarjeje kriminale, për pasur një proces zgjedhor të qetë dhe pa incidente. Gjendja aktive e gatishmërisë nuk është aplikuar vetëm në Tiranë, por në të gjitha strukturat e saj vendore.