Investimet, qeveria jep pak para për projektet e mëdha
Qeveria ka ndërmarrë një shkurtim të ndjeshëm të shpenzimeve për investime publike përgjatë vitit të ardhshëm. Parashikimet për mbledhjen e më pak të ardhurave si dhe mbajtja nën kontroll e Borxhit Publik kanë bërë që ekzekutivi të parashikojë më pak shpenzime për investime publike në vitin 2012. tabelat e investimeve të parashikuara tregojnë se ekzekutivi do të vijojë financimin e projekteve të tilla si rruga e Arbrit, rruga Tiranë-Elbasan, segmenti Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, Levan-Tepelenë, etj. Pjesa dërrmuese e këtyre investimeve janë parashikuar të bëhen me financim të huaj. Një gjë e tillë pasqyrohet edhe në tabelat e qeverisë. Kështu përshembull, nga rreth 70 miliardë lekë shpenzime kapitale të parashikuara për vitin 2012, rreth 60 për qind e tyre ose 42.3 miliardë lekë janë para që bankat e huaja i kanë huazuar qeverisë shqiptare. Ndërkohë, buxheti i shtetit do të shpenzojë 27.4 miliardë lekë në mbështetje kryesisht të projekteve që janë filluar një apo dy vite më parë dhe vijojnë të zhvillohen.
Projektet kryesore ku do të investohet më shumë sot janë rruga Tiranë-Elbasan, për të cilën është siguruar nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Fondi Kuvajtian me vlerë 12.1 miliardë lekë. Projekti pritet të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Projekt tjetër që do të mbështeten në financimet e huaja është segmenti Levan-Tepelenë, me vlerë 2.9 miliardë lekë, para të huazuara përsëri nga Banka Evropiane e Investimeve dhe BERZH-i.
Rruga e Arbrit dhe segmenti Plepa-Kavajë-Rrogozhinë ndërkohë, do të vijojnë me financim të brendshëm. Ndryshe nga vitet e mëparshme, jo vetëm për këto segmente, por edhe për projekte të tjera, qeveria ka ndarë shuma të vogla parash krahasuar me vlerën e nevojitur duke bërë që përfundimi i tyre të zgjasë për vite me radhë. Kështu përshembull, loti i parë i rrugës së Arbrit, i cili fillon nga Ura e Brarit deri tek hyrja e tunelit të Qafë-Murrizit, ka një vlerë totale prej 2.3 miliardë lekë. Gjatë vitit të shkuar, qeveria ndau vetëm 1 milionë lekë për këtë segment, ndërsa për vitin 2012 janë parashikuar 93 milionë lekë. Ky segment, nuk figuron në tabelën e projekteve me financim të huaj, çka do të thotë që kjo është shuma maksimale që ai projekt do të financohet gjatë vitit të ardhshëm. Përllogaritet që qeveria të ketë ndarë vetëm 4 për qind të vlerës totale që do ti nevojiteshin këtij projekti për të përfunduar. Madje të njëjtin fat duket se do të ketë edhe segmenti i Unazës së madhe të Tiranës, që fillon nga Komuna e Parisit në rrugën Tiranë-Elbasan. Projekti ka një vlerë rreth 2.4 miliardë lekë, por qeveria ka parashikuar që të shpenzojë vetëm 114 milionë lekë për 2012. Situatë e ngjashme është edhe në dhjetëra projekte të tjera me financim të brendshëm, ku ekzekutivi ndan shuma të pakonsiderueshme në raport me vlerën totale duke bërë që investimet të zgjatën në kohë.
Disa nga investimet në rrugë (në mln lekë)
Financim i brendshëm
Projekti Vlera totale Financimi 2012
Ndërtim rruga Kukës-Morinë Loti1 1.013.797 74.527
Ndërtim i rrugës së Arbrit 2.332.963 93.279
Ndërtim rruga Kukës-Morinë Loti2 1.006.622 72.527
Ndërtim i rrugës së Arbrit Loti 2 748.248 37.802
Ndërtim i rrugës së Arbrit Loti 3 1.324.659 100.453
Ndërtim rruga Kardhiq-Delvinë Loti 1 596.806 29.905
Ndërtim rruga Milot – F. Krujë Loti1 513.806 11.536
Ndërtim rruga e Porto Romanos Loti 1 562.556 27.514
Ndërtim rruga Qukës- Qaf Plloçë Loti 1 424.423 22.100
Ndërtim rruga Qukës-Qaf Plloçë loti 2 1.550.000 10.000
Me financim të huaj
Vlera totale Financimi 2012
Ndërtim i segmentit Levan Tepelen렠 2.900.000 2.900.000
By Passi i Fierit 400.000 400.000
Ndërtim segmentit Tiranë Elbasan 12.117.863 12.117.863
Ndërtim By Passi i Shkozetit 699.523 699.523
By Pass Durrës Faza 2 484.836 484.836
Ndërtimi i segmentit Shkodër – Hani i Hotit 440.688 440.688
Qeveria ndan 28 mln USD për helikopterët
Përmbushja e kontratës për blerjen e pesë helikopterëve, njëri prej të cilëve VIP ka bërë që qeveria të ndajë edhe 28 milionë dollarë fond për këtë qëllim në vitin 2012. Paratë do ti shlyhen kompanisë Eurocopter që ka marrë kontratën e qeverisë për prodhimin e helikopterëve. Ky është viti i dytë që Shqipëria do të vijojë më shlyerjen e detyrimeve. Gjatë 2011, qeveria ka paguar edhe 22 milionë dollarë për këtë qëllim. Nga helikopterët që do të blihen, katër janë ushtarak shumërolësh dhe një VIP, i cili do të shërbejë për transportin e funksionarëve të lartë të shtetit. Blerja e këtij të fundit u vendos në momentin e fundit. Gjatë një dëgjese të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami në Komisionin e Sigurisë, ai tha se kërkesa për blerjen e këtij helikopteri kishte ardhur nga Garda e Republikës.
Pagesat duhej të fillonin këtë vit, por ato u shtynë për shkak të mungesës së fondeve. Afati limit për përfundimin e kontratës është shkurti i vitit 2014. Përgjatë kësaj periudhe, Shqipëria duhet të shlyejë këstet çdo vit në masën e caktuar. Fondi i ndarë për vitin 2012 me vlerë 28 milionë dollarë do të paguhet jo më vonë se data 28 shkurt.
Nuk realizohen të ardhurat, ndryshon buxheti?
Qeveria sapo ka përfunduar punën për hartimin e buxhetit 2012 duke ia propozuar ësëfundmi Kuvendit, ndërkohë që ka shumë gjasa që të ndërmerren përsëri ndryshime në atë aktual. Ministri i Financave, Ridvan Bode parashtroi buxhetin e vitit të ardhshëm dje para Konferencës së Kryetarëve në Kuvend duke shpjeguar edhe kushtet mbi të cilët u hartua ai. Referuar treguesve, të cilët Bode i mori për bazë, duket se qeveria është duke u përgatitur për ndryshime të reja edhe në buxhetin e këtij viti. Një veprim i ngjashëm ka ndodhur me buxhetin e vitit 2009, ku ekzekutivi ndërmori shkurtime në fund të vitit. Parashikimet fiskale të vitit 2012, bazohen në zhvillimet ekonomike dhe fiskale në periudhën e deritanishme, me një shikim kritik në realizimin e plotë të objektivave të vitit 2011, pasi deri tashmë vërehet një dobësi në aktivitetin e brendshëm të ekonomisë shqiptare, – tha dje Bode.
Një gjë e tillë përforcohet edhe nga treguesit fiskal të publikuara nga Ministria e Financave ku të ardhurat nuk janë realizuar në masën e pritshme edhe pse në korrik ekzekutivi ndërmori shkurtime të forta në këtë drejtim. Qeveria kishte parashikuar të mblidhte rreth 344 miliardë lekë deri në fund të këtij viti në buxhetin e rishikuar 2011. Sipas Ministrisë së Financave, deri në fund të shtatorit janë mbledhur rreth 240 miliardë lekë. Në mënyrë që plani të reali
