E Martë, 3 Nëntor 2026

Investimi në përroin e Lushnjës – Projekti që po shndërron zonën moçalore

Ndërhyrja në Përroin e Lushnjës ka përmirësuar ndjeshëm jetesën e banorëve të zonës. Ndonëse puna nuk ka mbaruar banorët shëtisin përgjatë rrugës së asfaltuar, ndërsa pohojnë ndryshimin  zonës që deri dje ishte lënë në harresë. Përveç pastrimit të ujërave  të përroit , në fazën e parë është bërë asfaltimi i rrugës, mbjellja e pemëve  dhe ndërtimi i trotuareve. 

Kryetarja e bashkisë Lushnje  Eriselda Sefa , shprehet se është kërkuar tjetër fond investimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit  për të vazhduar projektin. Pas shpronësimeve të pronarëve aty ku preku gjurma e investimit, në fazën tjetër është menduar të bashkohet rruga me liqenin në Kasharaj.

Investimi në përroin e qytetit të Lushnjës ka nisur 2 vite më parë. Ai është një projekt ambicioz për bashkinë e këtij qyteti që synon ta shndërrojë nga një zonë moçalore dhe të pajtueshme në ambient të gjelbëruar në funksion të komunitetit. Përroi kalon nëpër 4 lagje të qytetit dhe është afërsisht 5 km i gjatë , pjesë e investuar.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›